Një lesbike emërohet ministre në kabinetin e Vuçiç

Në kabinetin e qeverisë serbe, ministre e Administrimit Shtetëror është zgjedhur një femër homoseksuale.

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, kur ka prezantuar kabinetin e tij të ri  është shprehur se ministrja e Administrimit Shtetëror dhe e Administrimit Lokal në Serbi, Ana Brnabiç është lesbike.

Ai ka shtuar se aspektet private të ministres nuk i interesojnë, raporton “Mondo.rs”.

Ana Brnabiç dhe unë kemi biseduar lidhur me faktin e sipërpërmendur.

Ajo nuk e fsheh qe është lesbike.

Ajo është kaq e mirë dhe e dashur”, eshte shprehur Vuçiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *