Një film i inspiruar nga një serial antiamerikan shumë popullor në Turqi do të vërë në skenë puçin e dështuar të 15 korrikut kundër presidentit Erdogan me, si presonazh kryesor, një “James Bond turk”.
Shoqëria e prodhimit “Pana Film” që ka realizuar tre fima të suksesshëm të inspiruar nga seriali “Valley of the Wolves” (Lugina e Uqërve), dha këtë njoftim sot në median turke.
“Si përgjigje ndaj një kërkese të lartë të opinionit tonë publik, kompania jonë vendois të bëjë filmin ‘Kurtlar Vadisi-Darbe’ (Lugina e Ujqërve-Puç)”, njoftoi Pana Film.
Dalja në ekrane e kësaj vepre të katërt të Luginës së Ujqërve ende nuk dihet por skenari do të trajtojë ngjarje që kanë ndodhur gjatë mbrëmjes së 15 korrikut gjatë së cilës disa elementë të ushtrisë turke u përpoqën të rrëzojnë regjimin, por dështuan për shkak të ushtrisë besnike ndaj qeverisë dhe personave që dolën në rrugë.