Niels Hav
Sot piva një numër të caktuar cigaresh,
gërvishta me thonj lëkurën time.
Shfletova libra të ndryshëm sot
dhe regjistrova zërin tim në shirit.
Isha në shoqërinë e mizave, e kaluara e të cilëve
është e panjohur për mua
Hëngra tre vakte
dhe piva kafet e domosdoshme.
Nuk qava sot,
nuk pashë gjak apo trupa të vdekur.
Lexova një gazetë
dhe dëgjova tinguj nga shkallët
Preka një lëkurë fëmije sot
dhe mendova çfarë ndodh
dhe si ndryshojnë gjërat –
kjo lloj dite ka qenë sot.
Unë do ta quaja normale,
një ditë e zakonshme.
Përkthyer nga Kujtim Morina/ Shkëputur nga libri me poezi “Shpirti vallëzon në djep”