Një dhuratë Krishtlindjesh për kriminelin

 

Vini re: Një histori thuajse shqiptare…

Dje presidenti i Perusë, Pedro Pablo Kuczynski, me përligjjen e një “amnistie humanitare”, e liroi nga burgu diktatorin dhe kriminelin peruan, 79-vjeçarin famëkeq, ish-presidenti i Perusë në vitet 1900-2000, Alberto Fujimori, i dënuar në vitin 2009 me njëzet e pesë vjet heqje lirie shkruan Flutua Açka. Sipas saj njerëzit e thjeshtë, elita e pakorruptuar, mjekë dhe prokurorë të papërlyer dyshojnë se “sëmundja e rëndë” e Fujimorit, është vetëm fasada e një marrëveshjeje të pistë politike. Ky akt është një pakt politik publik dhe i urryeshëm për çdo peruan të ndershëm, mes Pozitës dhe Opozitën peruane. Presidenti i sotëm një ish-Ministër Finance, ka qenë nën akuzë prej kohësh nga Opozita (pjesë e së cilës janë edhe bijtë e Fujimorit), dhe madje në një investigim shtetëror, për ryshfetin e 3 milion eurove nga një kompani braziliane në favor të kompanive të tij të ndërtimit gjatë kohës së tij si ministër. Në krye, ish-Ministri Financave e mohoi përfshirjen e tij në këtë skandak publik, por nën presionin e Opozitës, e pranoi dhe iu dha drejtësisë, shënon botuesja Açka.

Po gjithçka, si me magji, u pre në rrugë e sipër dhe kur peruanët po shpresonin për drejtësi vëren Flutura Açka. Opozita e ndali gjuetinë ndaj Presidentit, i cili do të vazhdojë të mbretërojë i qetë me kushtin që i biri i Alberto Fujimorit, opozitari i flaktë, Kenji Fujimori, i ka vënë: Lirimin e të atit, i cili në mos do të vdiste në burg, të përmbushte së paku dënimin e tij të gjatë, për të gjitha krimet që ka bërë, vjedhjet dhe korruptimet, sterilizimin e qindra mijëra grave dhe monstruozitet që shoqërojnë jetën e diktarorëve të vjetër e të rinj të kësaj bote të gjallë. Por jo, i lumtur sot në shtratin e tij të pseudovdekjes, po shijon lirinë që i erdhi nga fuqia e pushtetit dhe e parasë që ble çdo gjykatë, çdo prokurori, çdo Opozitë, dhe që ka fuqi të përtallë publikisht një komb të tërë që ende nuk e ka marrë veten nga gjëma që ai i la pas.

Kjo histori është vazhdim i asaj që një penë mjeshtri si Mario Vargas Llosa shkruan te “Pesë qoshet”. Ka shkruar edhe për ne shqiptarët, sepse penat tona janë shitur për politikën e ditës, bashkë me gazetarët elitarë që hanë dhe pinë e festojnë me kriminelët dhe diktatorët tanë të vjetër e të rinj, të veshur me kostum demokratik.

Lexojeni këtë libër tronditës, sepse lexoni edhe Shqipërinë tonë të pafat në të. Ne Peru, pas këtij vendimi, turmat e ndershme po ngrihen në protestë, në Shqipëri turmat po nginjen nëpër festë…

27 dhjetor 2017

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *