Nga Tim Stanley
Bob Dylanit i është dhënë Çmimi Nobel në Letërsi. Pse jo? Nëse Komiteti i Nobel mund t’i japë çmimin e paqes Henry Kissinger atëherë ai mund t’i japë Nobelin në letërsi një njeriu që nuk ka shkruar kurrë letërsi.
Kjo nuk është një çështje shijeje. Bob Dylan është një artist i madh, ndoshta më i madhi i gjallë. Por Nobeli është menduar të jepet jo në bazë të asaj çfare pëlqen publiku (nëse do të ishte kështu, Doris Lessing nuk do ta kishte fituar atë), por nga aftësi që përputhen me idealizmën. Dylan i ka të dyja, por puna e tij është shumë larg nga fituesit e fundit: Yeats, Gide, O’Neill, Solzhenitsyn.
Shkalla e prodhimtarisë së tyre, dendësia dhe tematika e teksteve e superojnë Dylan me vite drite. Ai është një yll i zbehtë me një kitarë; ata janë diej rreth të cilëve sillemi. Ne jemi me fat që jetojmë në mesin e tyre sot.
Nëse Komiteti donte një amerikan atëherë mund të kishte zgjedhur Don DeLillo, Philip Roth apo edhe – pse jo? – Thomas Pynchon. Nuk kishte pse të bënte këtë zgjedhje. Pra, pse e bëri? Nostalgji. Politikë. Për të kënaqur turmën. Për të përmendur dikë që do të prekte reputacionin e Komitetit për snobizëm intelektual – një reputacion që e ka vetëm në mesin e atyre që nuk janë të interesuar në letërsi.
Dhe në qoftë se popullarizimi i çmimit nuk ka qenë qëllimi, atëherë pse JO Leonard Cohen apo Paul Mccartney? Për më tepër, pse të popullarizohet një çmim që jepet në bazë të arritjeve? Ky është Çmimin Nobel për Letërsi, jo “Sweden got talent.”
Ah, epo këtu jemi në aspektin kulturor. Dallimi është zhdukur; diskriminimi është një fjalë e ndyrë. Ka hyrë barazia. Ka hyrë emocioni. Asgjë nuk ka rëndësi nëse nuk e shet. Por kushdo që po feston vdekjen e cilësisë – dikush mund të mendojë se eliminimi i elitarizmit të çon pashmangshmërisht në drejtësi – duhet të jetë shumë i kujdesshëm për atë që po dëshiron. Një kulturë që i jep Bob Dylan një çmim letërsi është një kulturë që kandidon Donald Trumpin për president. Kjo është një kulturë e painteresuar në kualifikime dhe e shqetësuar vetëm mbi nevojën për emocione të kënaqshme.
është shumë e vështirë të mendosh me arsye, sepse arsyeja është diskriminuese. Ajo kërkon mendim dhe përpjekje jo vetëm për të përdorur atë, por për ta kuptuar atë. Ky nuk është një hap i madh nga të thënët: “Dylan, sepse unë doja atë” në “Trump, sepse unë ndjehem si ai”. Kjo është e gjitha mungesë kulture.
Unë mund të quhem njeri i humbur, snob, elitist, etj. Në këtë pikë, nuk më intereson! Kultura është dukshëm më e varfër se Ç’ishte disa dekada më parë dhe kjo ka një ndikim mbi politikën. Çdo vit, standardet bien dhe çka dikur konsiderohej absurde, sot duket normale. Dhe ajo që është e shkëlqyeshme është trishtueshëm e harruar.
Se ku të çon kjo, unë nuk e di. Ndoshta Çmimi Nobel në vitin 2025 do i jepet Donald Trump për tweetet e tij lirike./ The Telegraph