Një argjentinase shpallet Miss Kosova, kritikojnë artistët

Nga Jeta Zymberi 

Mbrëmë është zhvilluar në kryeqytet spektakli i bukurisë “Miss Kosova 2016”, dhe fituese në këtë garë është shpallur modelja nga Argjentina, Camila Barraza, e cila tash mbanë kurorën e Miss Kosova 2016.

Camila Barraza, ka lënë pas 14 vajza të tjera shqiptare, duke triumfuar si e vetmja modele e huaj në “Miss Kosova”. Barraza do të përfaqësojë Kosovën në “Miss World 2016” që do të mbahet në Filipine.

Kjo zgjedhje e një vajze që nuk është shqiptare në një konkurs ku supozohet që të triumfojë një fytyrë e bukur e shtetit ka nxitur reagimin e shumë qytetarëve e madje reagime ka pasur edhe nga komuniteti artistik të cilët po e shohin të paarsyeshëm këtë vendim.
Të shumtë kanë qenë ata që kanë komentuar këtë përzgjedhje, duke mos e parë të arsyeshme që një modele e huaj të mbajë kurorën e më të bukurës së Kosovës. Një reagim të tillë e ka pasur edhe Burbuqe Berisha në rrjetin e saj në Facebook, ku është shprehur e irrituar me këtë përzgjedhje.

Për besë nuk po mundem me besu ku po jetoj dhe cilat janë prioritetet e këtij vendi . Ofendohen futbolliste, te cilët nuk kanë mundësi ligjore te jene pjese e reprezentacionit te Kosovës … mbahen manifestime me peshë vetëm me ata qe kanë krijuar kariere ne emigracion, këta qe janë këtu, qe përballen me sfida mbeten në planin e dytë apo hiç fare nuk shihen … E kulmi i te gjitha këtyre marifetlleqeve është Miss Argjentina, me falni Miss Kosova …. Gjynah qe nuk i kam 20 vjet, se ne fund te botes kisha ikur, veç mos me jetu ne hijen e injorancës”, shkruan regjisorja Burbuqe Berisha në Facebook.

Një tjetër reagim ka ardhur edhe nga kreatori Rexhep Zylfiu, i cili gjithashtu është befasuar me këtë përzgjedhje, shkruan KultPlus.

“Sa interesante “Miss Kosova” lejon te ket fitues nga vendet tjera (pa pasaport Kosovare) ……. qkas po ndodh ket Kosov ! Hoë interesting, “Miss Kosova” alloëed participants from other countries (ëithout Albanian pass) and let these person also win? hmm”, është postimi i Zylfiut në rrjetin e tij social.

Tutje është shprehur edhe artistja Eliza Hoxha përmes një statusi ironik.

“Miss Argjentina-sja Kosovare ….pse jo” ka shkruar Hoxha në Facebook, e ku njëra nga komentueset në këtë status ishte edhe profesoresha Besa Luzha e cila ka shkruar: “Tmerr ishte gjithçka mbrëmë..pahiri e pashë këtë “spektakël””.

Por, kritikat nuk kanë munguar edhe nga qytetarët të cilët kanë adresuar një mori komentesh negative për organizatoren e këtij eventi, Agnesa Vuthaj. Të gjithë të një mendimi, kritikuan këtë përzgjedhje të cilën e cilësuan edhe si mohim të bukurisë së vajzave kosovare.
Ndërsa modelja argjentinase ka pohuar se do të bënte çmos që vendi i saj, Argjentina, ta njohë Kosovën si shtet. Për fitoren e vajzës nga Argjentina në një konkurs plot me vajza shqiptare kanë raportuar edhe mediumet e huaja, përfshirë edhe mediet e Argjentinës.

“Miss Kosova” këtë vit pati jehonë më të madhe, marrë parasysh që për disa vite ky organizim është mbajtur disa herë, nga njerëz dhe organizime të ndryshme dhe pa ndonjë interesim nga publiku e edhe nga vajzat për të konkurruar (KultPlus)

 

medina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *