Nga 3 deri më 14 shkurt 2016 do zhvillohet nisma “EXPO SUD ITALIA përgjatë Via Egnatia”, pranë qendrave tregtare COIN në Tiranë, Flagship Center në Durrës dhe Orti Center në Elbasan.
Nisma, organizuar nga Agjencia ICE në Tiranë në bashkëpunim me Zyrën Ndërsektoriale dhe Projektet e Mëdha Ndërkombëtare të Selisë ICE në Romë, hyn në Planin Eksport për Rajonet e Konvergjencës (Campania, Calabria, Puglia dhe Sicilia), i quajtur Piano Export Sud për të favorizuar ndërkombëtarizimin e NVM dhe promovimin e imazhit të produktit italian në botë.
Ngjarja synon të rrisë mundësitë tregtare për kompanitë e Rajoneve të Konvergjencës në një treg interesant si Shqipëria për afërsinë gjeografike e lidhjet ekonomike-kulturore.
Firma të përzgjedhura nga Calabria, Campagnia, Puglia dhe Sicilia do të ekspozojnë produktet e tyre në sektorët e veshjeve, aksesorëve, këpucëve, artikujve për shtëpi dhe arredim/design.
Me këtë rast, përmes Expo Sud Italia 2016, synohet të tërhiqet vëmendja në Itali dhe Shqipëri mbi vullnetin e Qeverisë Shqiptare për të përfshirë Rrugën Egnatia ndër itineraret turistike parësore të vendit dhe për ketë qëllim nisma tregtare është shtrirë edhe në qytetet e Durrësit dhe Elbasanit, të cilat ndodhen në kilometrat e para të arteries së rëndësishme të periudhës romake që lidhte Romën me Bizantin.
Ditën e Marte, 2 shkurt, ora 11,30 në një nga sallat e Hotel Tirana International, është parashikuar një KONFERENCË PËR SHTYP ne pranine e Ambasadorit Italian Z. Alberto Cutillo në të cilën Drejtori i ICE në Tiranë, Znj. Gabriella Lombardi, do të ilustrojë qëllimet dhe përmbajtjen e Expo Sud Italia 2016 dhe Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Z. Auron Tare, me detyrën e koordinatorit të projekteve për rigjallërimin e Rrugës Egnatia, do të paraqesë nismat në realizim e sipër për këtë itinerar historik që ka pasur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e qytetërimit evropian.
Nisma Expo Sud Italia është e mbështetur nga një plan mediatik të ndërtuar mirë dhe intensiv, që ka përfshirë revistat e specializuara sektoriale me faqe reklamimi dhe inserte editoriale, faqe web-i të specializuara në sektorët e përfaqësuar nga firmat, rrjetet më të mëdha televizive shtetërore dhe private, si edhe gazetat më të rëndësishme të shtypit vendas.