Ngushëllimi i veçantë për artistin e madh që humbëm, kur tregonte stil e ekstravagancë në Tiranën komuniste

Një nga çiftet më sharmante të kryeqytetit te dikurshëm.
Me këto fjalë i ka përshkruar Rita Petro Bujar Lakon me të shoqen.
Në ngushëllimin e mikeshës së saj dhe të bashkëpunëtores së mrekullueshme e shumë profesionale të Mia Lakos, Rita shkruan: kush është I FISËM mbetet i tillë dhe ne dhimbjen më të madhe. Rita thotë se shiriti i filmit iu kthye mbrapa e iu kujtua koha kur Mia dhe Bujar Lakon i shihnim ëe gjithë në bulevard apo ne rrugët e Tiranës, të dy një çift që ecnin ngjitur me njeri tjetrin, Bujari me heshtjen e tij të bukur dhe Mia me ekstravangancën e vet në veshje e në stilin e flokëve e të fytyrës. Një çift që sipas saj guxonte të ndryshonte stereotipet e asaj kohe që shumëkush e dëshironte po shumë pak e bënin. “I uroj Mias dhe Bojken Lakos (një artist po aq i veçantë sa prindërit e tij ) nje vit qe, ndonese pa Bujarin, ta ruajnë buzëqeshjen e të vazhdojnë të krijojnë tinguj të harmonizuar në jetën e tyre”, thotë Petro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *