Ngjarja e rëndë/Si u vra djali i vetëm i aktorit shqiptar në Kanada

Aktori Shkëlqim Daja ka humbur djalin e vetëm, Denis Daja, 15 vjeç.

Ai prej vitesh jetonte në Montreal të Kanadasë.

Në njoftimin e dhënë nga një komunitet shqiptarësh të atjeshëm, thuhet se ai humbi jetën në festën e  “Halloween”-it

“Komuniteti shqiptar i Montrealit perjeton keto dite nje situate fort te dhimbshme. Nje prej familjeve te respektuara shqiptare ka humbur djalin 15-vjecar ne nje situate tmerresisht tragjike. Denis Daja, femija i vetem i Kamela Daja(Vakeflliu) dhe Shkelqim Daja, u nis plot gezim per te festuar ne nje mbremje te rinjsh festen e ‘Halloween’-it.  Ne ato caste gezimi, se bashku me keshillat a zakonshme, prinderit e  uruan ‘kalofsh mire’. Por ja qe ajo feste qe mendohej te ishte argetuese dhe miqesore u shnderrua ne nje mort kaq te dhimbshem.

Prinderit e ketij engjelli te porsanisur ne fluturim jane ne nje gjendje te pamate hidherimi dhe vuajtje. Plot shqiptare, te te gjitha trevave, te njohur e te panjohur per familjen, kane mbushur shtepine Daja keto dite per te shprehur dhimbjen, qe e bene edhe te tyren.  Nuk eshte vecse nje deshmi e faktit se sa te ndjeshem, sa te gjendur dhe bujare jane bashkekombasit tane”, thuhet kështu në njoftim.

Djali i tij i vetëm u ther për vdekje të premten në mbrëmje.

Gazeta e Montrealit shkruan se 15-vjeçari ishte në një festë në një qendër komunitare, kur shkëmbeu fjalë me një 16-vjeçar, pasi njëri prej djemve kishte prekur një adoleshente që ishte e pranishme në festë

Policia ka arrestuar një 16-vjeçar pas vrasjes.

Ai akuzohet për vrasje të shkallës së dytë.

Shkëlqim Daja, ka qenë një ndër personazhet e njohura të jetës bulevardeske të Tiranës së fundviteve ’80 dhe fillimviteve ’90. Ai pati dhe një karrierë kinematografike, si aktor në disa filma e më pas asistent-regjisor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *