Nga Titoja tek Warhol, diskutim në Beograd

Muzeu i Artit Bashkëkohor në Beograd organizoi me datë 18 janar një diskutim interesant me titullin “Nga Tito tek Warhol”.

Mariela Cvetic, Nebojsa Milenkovic dhe Dragan Sdric ishin pjesë e këtij paneli, i cili u moderua nga Zoran Eric – Kurator i Muzeut të Artit Bashkëkohor në Beograd.

Diskutimi në fjalë synoi të merrej me gjendjen e monumenteve në hapësirat publike pas shpërbërjes së Jugosllavisë, zhvillimin e skulpturave e monumenteve tjera në Serbinë pas të 90-tave dhe Serbinë e sotme, kujtesën kolektive në Ballkan dhe përpilimin e më shumë projekteve për monumente në hapësira publike, monumente këto që lidhen me të kaluarën e Ballkanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *