Nuk ka kurrëfarë madhështie, aty ku s’ka thjeshtësi, mirësi dhe të vërteta.
Ne humbim, pasi ia pohojmë këtë vetes.
Të gjithë njerëzit jetojnë, jo për shkak të ndonjë kujdesi që kanë për veten e tyre, por nga dashuria për ta që gjendet tek njerëzit e tjerë.
Një nga kushtet e para të lumturisë, është të mos thyhet lidhja midis njeriut dhe natyrës.
E vërteta, ashtu si ari, duhet të merret jo me gjithçka perreth, por e pastuar prej asaj që nuk është ar.
Ç’është mërzia: dëshira për të patur dëshira.
Nëse nuk do të ekzistuar asnjë mjet i jashtëm për zbehjen e ndërgjegjes së tyre, gjysma e njerëzve do të kishin vrarë veten në të njëjtën kohë, për shkak se jetosh në kundërshtim me arsyen e dikujt është gjendja më e patolerueshme, dhe të gjithë njerëzit e kohës sonë ndodhen në një situatë të tillë.
Gjithçka, çdo gjë e kuptoj për shkak se dashuroj.
Pa ditur çfarë jam dhe pse jam këtu, jeta është e pamundur.
Ndryshimet në jetën tone, duhet të vijnë nga pamundësia për të jetuar ndryshe në përputhje me kërkesat e ndërgjegjes sonë, dhe jo nga nxitja jonë mendore për të provuar një formë të re të jetës.
Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha.
Të gjitha familjet e lumtura i ngjajnë njëra-tjetrës; çdo familje e palumtur është e tillë në mënyrën e vet.
Gjithkush mendon për ndryshimin e botës, por askush për të ndryshuar veten.
Gëzimi mund të jetë i vërtetë, vetëm nëse njerëzit e shohin jetën e tyre si një shërbim dhe kanë një objekt të caktuar në jetë jashtë vetes dhe lumturisë së tyre personale.
Jeta e vërtetë jetohet kur ndodhin ndryshimet e vogla.
Një njeri është si një emërues, numëruesi i të cilit është ai që ai është dhe emëruesi ai që mendon për veten e tij. Sa më i madh emëruesi aq më e vogël numëruesi.
E vetmja gjë që dimë është se s’dimë asgjë, dhe kjo është maja më e lartë e mençurisë njerëzore.
Kënaqësia nuk qëndron në zbulimin e së vërtetës, por në kërkimin e saj.
Dija më e rëndësishme është ajo që tregon mënyrën që do të udhëheqë jetën tuaj.