Netët magjike në gur” është nisma më e fundit e Bashkisë Gjirokastër që synon promovimin dhe rijetëzimin e një prej monumenteve më të rëndësishëm të qytetit, Obeliskut.
Ky aktivitet u organizua nga Bashkia Gjirokastër dhe Agjencia e Trashëgimisë dhe Turizmit, në bashkëpunim me një grup vullnetarësh që prej dy vjetësh janë pjesë aktive në ndihmë të zhvillimit të turizmit dhe vlerave të Gjirokastrës.
“Kjo inisiativë pati impakt pozitiv për të gjithë ata që e ndoqën dhe do të vijojë me të tjera aktivitete të tilla”, u shprehën drejtuesit e kësaj bashkie.
Netët e sezonit turistik do të bëhen gjithnjë e më shumë atraktive për turistët vendas dhe të huaj për ditët në vazhdim.