Netët e leximit të dramës shqipe, nga Çuli te Camaj, Bungo e Aliçka

Teatri Kombëtar paraqet listën e veprave të selektuara për “Netët e leximit të dramës shqipe 3”.

Vepra                                     Autori

1.”Eksperimenti”                 Agush Mulliqi

2.”Duke pritur Gobon”       Armando Bora

3.”Tag”                                Bashkim Hoxha

4.”Ditët e Tiranës”                    Djana Çuli

5.”Ingranazhi fantastik »         Erjon Kame

6.“Na vodhën nënën”              Ilir Bezhani

7.”Prostitutat”                           Leka Bungo

8.”Kandili i Argjendit”         Martin Camaj

9.”Pengu”                                 Saimir Gongo

10.”Fisnikët”                            Ylljet Aliçka

Teatri kombëtar ka edhe një sqarim që duket se i paraprin pakenaqësive.

Veprat e selektuara janë ato tekste që sipas perceptimit të TK-së  i shkojnë më shumë për shtat repertorit të institucionit. Kuptohet , Teatri Kombëtar do të donte ti lexonte të gjitha veprat, si një kontribut për zhvillimin e dramës shqipe, por duke patur parasysh infrastrukturën e institucionit nuk e ka të mundur. Gjithsesi , TK fton të gjithë autorët dhe regjisorët e teksteve që nuk janë në listën e mësipërme, të bëhen pjesë e “Netët e leximit të dramës shqipe 3”, duke i vënë në dispozicion ambjetet e punës dhe datën e leximit.

Në këtë rast autorët dhe regjisorët  duhet të marrin përsipër krijimin e stafit artistik në mënyrë vullnetare(aktorë të jashtëm), sepse institucioni me aktorët që disponon nuk mund të përballojë më shumë. Edhe këto tekste në përfundim të “Netët e leximit të dramës shqipe 3” do të shqyrtohen nga Bordi Artistik njësoj me veprat e selektuara nga TK, duke shmangur kështu çdo lloj paragjykimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *