Nëse Islami është fe e dhunës, kështu është edhe krishtërimi

Nga JULIA IOFFE-FOREIGN POLICY
Fetë më të vjetra të të botës, kanë histori shqetësuese gjakdershje. Urrejtja për islamin së fundmi nga Trump është veçse një hipokrizi e urryeshme.
Sipas Foreign Policy, pas ndodhisë në Orlando ku mbetën disa të vdekur, Donald Trump sërish ngulmoi që kjo erdhi për shkak të islamit radikal. Bota e Trump ëshët e tillë: ose armët vrasin njerëz, ose islmai radikal vret nejrëz. Në atë botë, vetëm një besim është i keq, dhe kështu Krishtërimi është i mirë, ndërsa islami është i keq. Krishtërimi është i paqtë dhe Islami është i dhunshëm. Krishtërimi është tolerant dhe Islami intolerant. Të dy janë në thelb e njëjta gjë, pavarësisht sjelljeve të pasuesve të tyre.
Por ky është një botëkuptim i atyre njerëzve që janë mbështetës të Trump dhe por edhe jo mbështetës të Trump. Në të folurën laike, ne mund ta quajmë këtë pikëpamje “manikeiste”, që është, një binar në mes dritës dhe errësirës, të mirë dhe të keqe.
Vlen të përmendet se termi “manikeiste” është përdorur fillimisht për të përshkruar një fe që u përhap nga Persia në pjesët lindore dhe veriore të Afrikës së Perandorisë Romake në shekullin e tretë, ajo që ndikoi më shumë te të krishterët e hershëm. Nëse fjala “manikeiste” ka konotacione negative sot, mund të jetë për shkak se ajo u konsiderua një herezi nga Kisha e hershme Katolike, ajo që u nevojit të rrënjosej pa mëshirë jashtë universit të krishterë. Dhe kur thuhet pa mëshirë: Pasuesit e krishterimit manikeiste- iu merreshin pasuritë, u konfiskoheshin dhe vriteshin, edhe nëse ata konvertoheshin në krishterimin e duhur, por mbanin ende kontakte me manikeistët. Edhe Shën Augustini bëri thirrje për përndjekjen e tyre.
Arsyeja që unë përmend deri “Manicheans”-Manikeistët, është për shkak se jam lodhur duke dëgjuar Bill Maher dhe Donald Trump, kur thonë se Islami është natyrshëm i dhunshëm. Unë jam edhe më e lodhur duke dëgjuar se krishterimi është në thelb i paqtë.
Edhe Budizmi, i cili për shumë njerëz është përkufizimi i paqes, mund të jetë i përgjakshëm. Vetëm shikoni çfarë ndodh në Sri Lanka, ku një shumicë budiste luftuan në një luftë civile të egër kundër hinduve në veri, apo në Mianmar, ku Budistët kanë përndjekur me dhunë myslimanët Rohingya. Asnjë fe nuk është natyrshëm e dhunshme. Asnjë fe nuk është e natyrshëm paqësore. Feja, çdo fe, është një çështje interpretimi; dhe është në atë interpretim që ne shohim ose bukuri ose shëmti – ose, më shpesh, nëse jemi të pjekur mjaftueshëm për të menduar, për të pasur mendime me nuanca, shohim diçka në mes.(Pasqyre.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *