Pas rrëfimit të aktores shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku se është abuzuar seksualisht në moshën 12-vjecare nga Joel Kramar gjatë kohës që po kryenin xhirimet e “True Lies”.
Pas komenteve të shumta nga ndjekësit në rrjetet sociale, ka reaguar nëna e Eliza Dushkut. Ajo shprehet se Eliza kishte shumë frikë të tregonte çfarë kishte ndodhur dhe se ajo kishte frikë nga Joel Kramer.
“E pranoj ndëshkimin tuaj, si mamaja e Elizës. Jo, nuk kisha frikë se ai do t’i prishte punë me karrierën, sepse për mua s’ka asnjë vlerë. Edhe unë kisha frikë nga Joel Kramer. Vetëm vite më vonë e kuptova plotësisht se çfarë kishte ndodhur. Në atë kohë, Eliza ishte shumë e frikësuar dhe nuk e tregonte të gjithë historinë. Mendoj se në një mënyrë, po përpiqej të më mbronte duke mos e ditur sepse ajo e dinte sa frikë i kisha burrat e pushtetshëm në sheshxhirim”- ka thënë nëna e Eliza Dushkut.