Nga Luan Rama
Mbrëmë pashë ëndërr. Një rrugë pa fund, në ag. Dhe një plak i verbër të takuar rastësisht, i cili më tha:
– Do të jetosh dhe të vdesësh i lumtur?
– Po, – i thashë.
– Atëherë vazhdo të mbjellësh…
– Të mbjell?… – pëshpërita i çuditur.
Por ai tundi kokën dhe shkoi duke mërmëritur me vete.
– Po çfarë, – shtova i hutuar dhe menjëherë e ndoqa pas.
– Çfarë? – e pyeta sërrish.
Plaku ndaloi një çast dhe unë pashë ndërkohë ata sy të verbuar që i shndritën si dy ura zjarri.
– Dashuri, biri im!
Dhe plaku u zhduk si në një përrallë te vjetër, ndërkohë që unë u stepa dhe papritur dëgjova kambanat që binin tutje për Krishtlindje.