Nga Florian Vlashi
Kur mora ftesën gjëja e parë që më erdhi nder mend ishte pyetja “Ç´ne une?!” Vete fjala Diaspore me tingellon e çuditshme sepse une, vertet jetoj ne nje vend tjeter, por asnjehere nuk kam ikur nga ketu… Para dy ditesh isha tek porti i Durresit ne te njejtin vend kur pashe anijet te iknin. Kane kaluar 25 vjet por e kam si tani te fotografuar ate moment: ata qe ishin ne anije te gjithe shikonin bregun si per here te fundit. Ndersa ata qe ishin ne breg te gjithe pershendesnin ata qe iknin si per here te fundit.
Secili nga ne ka shtypur butonin “Stop” ne kete moment te filmit. Por butonin e kthimit mbrapasht, butonin e kthimit te anijeve ne breg, e kishte vetem shteti shqiptar. Dhe per kete une ju jam mirenjohes.
Me pelqeu titulli i panelit “Arti dhe Kultura pasaporta jone”. Ne shtepine tone ne Spanje, sapo “pasa la puerta”, ne oborr eshte nje skulpture e Nikolet Vasise me titullin “Muzika”. Pastaj vjen biblioteka, koleksioni i piktures shqiptare, muzika, dy djemt tane qe, megjithese kane lindur ne Spanje, e flasin bukur shqipen. Çfare mund te jete tjeter lidhja me rrenjet e tua?
Te gjithe ne “te shperndaret” (diaspora) kemi pasur keto vite “mini-samitet” tona. Sepse çdo here qe kemi ardhe ne Shqiperi, çdo takim me familjen, me miqt, me koleget, eshte nje «mini-samit». Une vertet kam fituar konkurset jashtë dhe kam firmosur kontratat me orkestrat dhe me agjencite e koncerteve atje, por une jam formuar ne Shqiperi, ne shkollen shqiptare qe nga mosha 6 vjeçe deri 22. Dhe, te vish ne Shqiperi e te besh diçka per kete vend eshte, veç te tjerave, dhe nje detyrim moral, nje kthim sado i vogel i atij borxhi te madh.
Per kete arsye krijuam ne vitin 2003 Bienalen e Durresit, si nje ure lidhese e muzikanteve “atje” dhe “ketu”: fituesin konkursit te te rinjve te Bienales e ftojme per koncerte ne Spanje, instrumentiste shqiptare po ashtu. “Grupo Instrumental Siglo XX” qe drejtoj qe prej 20 vitesh i konsideruar si nga tre me te miret ne vend, eshte grupi jashte Shqiperie me me shume autore shqiptare ne programet e tij. Por kjo eshte nje inisiative private. Nese do te kemi dhe mbeshtetjen e shtetit shqiptar, permasat e kesaj ideje do te dhjetefishoheshin. Instrumentistet qe vijne nga Shqiperia, duke qene jashtkomunitare, kane probleme me kontratat e koncerteve ne Europe. Eshte urgjente rregullimi ndershteteror i ketyre kontratave qe ata mos ta ndjejne veten si “muzikante klandestine”. Muzika shqiptare ka nevoje te dale jashte kufinjve te vendit, te luhet, te degjohet, te jete ne vitrine, te terheqe vemendjen. Dhe po s´e beme ne, kush tjeter do ta bej?
Kushtet e muzikanteve ne Shqiperi
Keto dite kam asistuar ne dy koncerte me muzike shqiptare. Niveli i instrumentisteve ishte i klasit te pare. Niveli i veprave po ashtu. Kushtet e salles ishin per te ardhur keq dhe kjo qe prej shume kohesh. Per te pergatitur nje koncert recital te mire duhen, te pakten, 4-5 muaj pune me rreth 500 ore studim. Keto 500 ore pune prezantohen vetem ne ate ore qe zgjat koncerti. A e imagjinoni deshperimin e solisteve kur luajne me duart akull? Eshte njesoj si te paraqesesh pikturat ne kete salle pa ndriçim. Me besoni, kjo eshte drama e tyre. Pashe dhe provat e orkestres, instrumentistet luanin me pallto dhe me xhupa, me keto temperatura te ulta as nuk mund te intonohen instrumentet e frymes, ne keto kushte nuk mund te presesh cilesi. Po ashtu e kunderta: ne Durres ne vere publiku i largohet salles se teatrit sepse temperatura aty eshte mbytese. Eshte vertet per te ardhur keq qe edhe bari me i humbur ka ajer te kondicionuar ndersa i vetmi teater i qytetit nuk a ka kete mundesi. Me vjen nder mend nje film i mrekullueshem i Fellini-t “Provat e orkestres”. Orkestra aty eshte si nje mikro-kozmos. Filmi te ben te mendosh se, nese don te kuptonsh se si funksionon nje shoqeri , shiko si funksionon nje orkester. Ndaj, te nderuar drejtues, duke ju falenderuar shume per vemendjen ndaj nesh duke na ftuar ne kete Samit, mendoj se vemendja kryesore duhet te jete ndaj muzikanteve qe jane ketu. Jane ata qe i kane vene shpatullat kesaj pune, jane ata qe, per nje arsye apo nje tjeter, nuk e braktisen Shqiperine ne 91 e 97-n. Ata jane ne te vertete “Muzikantet e Titanikut”.
Muzika dhe edukimi
Kam pare me shume kenaqesi punen e mrekullueshme qe ka filluar ne Tirane me koncertet didaktike. Eshte e vetmja menyre edukimi i nje brezi qe do te mbushe sallat neser. Veç kesaj, muzika eshte gur themelor ne formimin dhe edukimin e shoqerise. Ne ne Durres, gjate Bienales, kemi shkuar te japim koncerte edhe per ato femije e te rinj qe nuk mund te vijne ne koncerte si p.sh ne jetimore, ne spital, deri dhe ne maternitet. Koncertin e fundit e dhame tek burgu i te rinjve ne Kavaje. Ishte koncerti i pare me muzike klasike ne nje burg. Une luajta aty bashke me tim bir. Moment shume i forte: nje lexhio me nje partiture te Mozartit si kufiri ndermjet dy boteve – ne njeren ane te partitures djali im i edukuar permes famijes dhe muzikes. Nga ana tjeter e partitures ishin ata qe, pikerisht pse u kish munguar familja dhe muzika, ishin ne anen e kundert. Pra partitura e Mozartit si kufiri midis se Mires dhe se Keqes.
Per ta perfunduar, me vjen nder mend libri i Cervantes-it kur Don Kishoti thote “Nga ai vend ku degjohet muzike, asgje e keqe s´mund te ndodhe”.
(Fjala e mbajtur te Samiti i Parë i Diasporës)