Në e dashtë dritën, ai do të ikë…

Nga Alisa Velaj
-1-
Kam frikë, sa herë përpara pasqyrës jam qiell, vjeshtë dhe det.
Se më duken papritmas retë plumb të trishtimit, kur vetë nuk jam trishtim. 
Se nis të më ndërrojë ngjyra, kur jam e dëshëruar për jetë, po aq sa bredhat përballë trungut tim. 
Dhe ngjyrën humbas pa asnjë paralajmërim, ndërkohë që shpirti frymon kaltërsi. 
Frikë kam të jem bredh, e në mua të bredhin mendimet për pemën e dimrit të shkuar, në një qiell gri, nën një det gri… 
Të vetmes pemë që desha!
 
-2-
Ndize një qiri për mua sonte.
Të ndriçoj udhën e shtegtarit të marrë. 
Atij që mban ne duar nje qiri te pamdezur dhe i lutet erës te mos ia shuaje flaken. 
Shkrije një qiri për mua sonte. Të trupëzohet prej tij, një burrë dëbore i rremë. Iluzionine janë dhe zjarri dhe akulli. 
Lutu per mua ne emer te Krishtit Jezus, lutu! 
Kam do kohe qe kerkoj rruge te papremtuara askund. 
Pastaj ze e mbaj meri me ererat…
 
-3-
Në e dashte driten, ai do të ike.
Me shpinen kthyer prej shtepise ku ngujohet shqiponja. 
Ai do të vije ne e dashte driten. 
Me mendimin per të mos e braktisur me kurre vetveten. 
Mes fushave ku frymemarrja ngjiz engjej te bardhe!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *