Nga Flutura Açka
Botimi shqip në duart e vetë autorit. Michel Houellebecq, Paris, maj, 18 maj 2015 gjatë intervistës ekskluzive për lexuesin shqiptar në Top Channel me gazetaren Rudina Xhunga.
Unë jam Misheli, unë jam Brunoja. Këta dy gjysma të aleregos së autorit, duhen dhe përplasen; dy botë që i shkojnë në asht qenies të njerëzore, secilit prej nesh, që kohë më kohë, në pamundësi për ta gjetur PIN-in e dashurisë dhe ndjenjës, ose kthehemi në krijesta të yshtura vetëm nga instinkti, ose e shpërfillim krejtësisht ekzistencën e saj nga droja e shpatullave tona të vogla për ta mbajtur peshën e saj, dhe më keq akoma, duke e mohuar praninë e saj në dejet tona. Ky libër është një thirrje për dashurinë njerëzore, të munguar por të pranishme, për ta çmuar edhe atëherë kur dromca të saj na duken të pamjaftueshme.
E kam lexuar disa herë, dhe do ta lexoj prapë këtë vetë nën përkthimin e mrekulluehshëm të Edit Dibra Asllani, si sfidë ndaj ditëve të shëmtuara që politika ndan me ne përditë.
Mbylleni televezorin këtë javë: teatri do të jetë i shëmtuar. Merreni këtë libër, merrni çfarëdo libri që t’ju pëlqejë dhe barisni ne terrene të pahelmuara nga politika, në tokat e pastra të fiksionit, nga nuk ju vjen asnjë ulërimë, asnjë hispokrizi, asnjë kërcënim, por paqja për të cilën, ne shqiptarët veçmas, kemi nevojë.