“Ndonjëherë, ëndrra e trishtë” – Fernando Pessoa

 

Në dëshirat e mia ekziston
shumë larg një vend
ku të jesh i lumtur konsiston
vetëm në të qenit i lumtur.
Jetohet ashtu siç lindet
pa dashur as ta dish.
Në atë iluzion të t’jetuarit
koha vdes e rilind
pa e ndjerë të rrëshqasë.
Të ndjerit e të dëshiruarit janë dëbuar nga ajo tokë.
Dashuria nuk është vdekje
në atë vend ku endet arratisja ime e largët
As ëndërrohet e as jetohet: është një fëmijëri e pafund.
Duket se jeton sërish
aq t’ëmbëlson të jetosh kështu
në atë kopësht të pamundur.

(Në shqip për pasqyrë.al- Entela Hoxha)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *