Salvatore Quasimodo
Do humbojë aroma therëse e blirit
natën me shi. E zbrazët do jetë
koha e shendit, furia e saj,
ai kafshim i rrufeshëm shkallmues.
Mbetet disi e nderë plogështia,
kujtimi i një lëvizjeje, i një rrokjeje
si një flatrim i ngadaltë zogjsh,
mes avujve të mjegullës. Dhe akoma pret,
s’di çfarë e humbura ime; ndofta
një orë vendimtare, që të ringjallë
fillimin ose fundin; fat i njëjtë
tanimë. Këtu tymi i zi i zjarreve
ende ta than gurmazin. Në mundsh,
harroje at’ shije squfuri
dhe frikën. Na drobisin fjalët,
ringjiten prej ujit t’rëndë,
ndofta zemra na mbetet, ndofta zemra…
Përktheu: Beti Njuma