Ndalohet filmi i De Niros për autizmin. Komuniteti shkencor “mund” Hollivudin

Sapo Robert De Niro lajmëroi shfaqjen e filmit “VAXXED”, një dokumentar kundër vaksinave në festivalin e Tribecës, ekspertët dhe komuniteti shkencor kanë protestuar.
Ata janë shprehur se kanë mësuar nga e kaluara dhe se këtë herë komuniteti shkencor është gati për luftë. “Para katër vitesh ne nuk ishim të organizuar sepse nuk e kuptonim rëndësinë e të përgjigjurit shpejt dhe në kohë”, ka thënë Alison Singer, presidente e Fondacionit Shkencor për Autizmin shkruan The Guardian.
“Tanimë ne e dimë që duhet t’i përgjigjemi çdo incidenti të vogël a të madh sepse nëse lë diçka pa sqaruar ose ndonjë teori pa sfiduar do të krijohen dyshime”, shtoi ajo.
Të premten, De Niro, themelues i Tribeca Film Festival, e ndjeu erën e kritikës mbi vendimin për të shfaqur filmin e Wakefields. Ish-mjeku ka bërë publike disa kundërshtime të tij në një gazetë mjekësore në vitin 1998, ku ai zbuloi një farë lidhjeje mes vaksinave dhe autizmit.
Në deklaratën e dhënë të premten, De Niro e justifikoi vendimin për shfaqjen e filmit “Vaxxed: From Cover-Up to Catastrophe” me faktin se ai është babai i një fëmije autist. “Kjo është diçka shumë personale për mua dhe familjen time”, ka thënë ai duke shtuar se ai donte që shkaqet e autizmit të diskutohen gjerësisht dhe të ekzaminohen. Pasqyre.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *