“Natë regjimi” kthen vëmendjen nga “kultet e diktaturës”

NIGHT OF A REGIME

Fotografitë: Antonio Fantasia
Video: Erion Gjatolli, Antonio Fantasia
Ky është një udhëtim natën përmes vendeve të braktisura të Shqipërisë socialiste që shfaqet në galerinë Zeta. Vende, që dikur ishin simbole të një regjimi totalitar ndërsa sot janë emblemë e sfidës së institucioneve dhe shoqërisë shqiptare në përballjen me të shkuarën e mundimshme të regjimit. Shumë shpesh, e shkuara socialiste e Shqipërisë qëndron e pavënëre. Por mbetet gjithsesi në mendjet dhe kujtimet e njerëzve, merr trajtën e frikës dhe padrejtësive të mbetura të pandëshkuara. Një e shkuar thjesht e pathënë, e larguar nga drita e diellit, nga drita e ndërgjegjes. Veçse ndonjëherë kthehet natën për t’iu fanitur të mbijetuarve. Godinat e fotografuara rrëfejnë këtë të shkuar që hiqet si e harruar. Ato lartësohen në vijën e horizontit të qytetit apo shndërrojnë territorin përreth. Janë godina të harruara – të pashembura e të pashfrytëzuara për qëllime të tjera. Shpesh janë pa pronarë dhe numri i saktë nuk njihet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *