Natë pa laring

Alisa Velaj
As une as ti në kohë
Nata s’ka laring t’i përçojë tingujt
As guxim të ëndërrojë fantazma simfonish.
Endem brenda teje me fener ndër duar
Humbet brenda meje si drejt një fanari
Ku dikush harroi xhaketën
E dritën la peng në askund për udhëtarët…
Kjo natë s’ka laring
I dhimbset vetja po aq sa ne
Me ti, une dhe ajo tjetra që se njohim fare.
“Na bërtit bukur!”, ulërasin tingujt
Ngujuar si shkëndjiat maleve të Skithisë.
Skifterët fluturojnë sipër kokave tona krejt pa zë
Laringu i natës udhë më hije kaktusesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *