Këto janë krishtlindjet e para që gazetarja dhe poetja e njohur Erenestina Halili, me dhimbje te madhe kalon pa djalin e saj, Kejdin, i cili humbi jetën tragjikisht bashke me mikun e tij kengetar Ergi Dini në një aksident me motor më 21 nëntor.
Erenestina, në vigjilje të festës së Krishtlindjeve ka ndezur qirinj për djalin e saj. 21 Nëntor ishte dita kur djali i saj u nda nga jeta në moshën 21 vjeçare, dhe duke theksuar edhe orën 21:00 kur Kejdi humbi jetën, Erenestina Halili i jep një tjetër kuptim, duke e titulluar poezinë e saj
“Tri herë 21”. 2 + 1 Tininë e Shenjtë bëjnë, shkruan ajo (Në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë).
Poezia e Erenestinës:
Tri herë 21!
Bir,
Natë Kshnellash âsht knej
E paqën vnue e kam n’mjedis flak’s qirit tand.
Bir,
zhgjetën e dek’s e pave ti,
barr’n e kryqit lânë ke n’nânë,
t’rândë,
t’rândë,
t’rândë.
N’muj’n e shenjtve, bash 21,
nimrue dy herë, n’vit e ditë,
Ora jote t’u avit, paj n’21.00.
Heu bir,
21,21,21,
bash n’at ditë…
Zgjetën e dek’s e pave ti,
Barr’n e kryqit lânë ke n’nânë,
t’rândë.
T’rândë!
Kah shkruej g’zimet tueja,
e k’ndue rruzar’t e lag’ta,
prej gulçit tând,
Bir,
kqyra se dy dhe nja, Trininë bâjnë ..!