Nëntori për shqiptarët është muaj i mbushur me festa. Tashmë për kryeqytetasit është bërë traditë dhe festimi i Natës së Bardhë. Çdo vit organizohen aktivitet kulturore, muzikore, art dhe shumë argëtime të tjera.
Por këtë vit, Nata e Bardhë duket se do të jetë me e bukur se kurrë, pasi në Tiranë do të vijë këngëtarja më famë botërore Emeli Sande. Këngëtarja nga Skocia do të jetë në Tiranë mbrëmjen e 29 nëntorit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryetari i Bashkisë Erion Veliaj nëpërmjtg një statusi në Instagram.
“E nisim Nëntorin me një super lajm! @emelisande vjen në Tiranë në datën 29 Nëntor për koncertin e madh të Nata e Bardhë në sheshin Skënderbej. Mos e humb një ditë-natë me koncerte, muzikë, art, shumë surpriza dhe shumë argëtim”- shkruan Veliaj në Instagram.