Ka shkaktuar debate të shumta, veshja e deputetit Nard Ndoka në shoun Dance with menë Tv Klan, i cili mbante në trup një bluzë sipër së cilës ndodhej shqiponja e flamurit kombëtar, por me simbolin e kryqit te thyer, i njohur ndryshe si kryqi nazist.
“Mbase kjo është fotoja më e tmerrshme që kam parë ndonjëherë në internet…!!!
Kjo foto paraqet stadin aktual të ndjeshmërive estetike, të botëkuptimit socio-kulturor, i cili jo vetëm ka prekur fundin, por ka filluar të gërmojë…
Duhen braktisur dhe ndalur sa më parë, abuzuesit e çartur dhe të abuzuarit kokëboshë!!” shkruan gazetari Edi Oga.
Atij i është përgjigjur Robert Aliaj, që kishte stilizuar këtë bluzë për Ndokën:
“Kush mendon që shprehja e lirë është e rrezikshme, duke mos e kuptuar atë si një pjesë integrale të lirisë në vetvete, drejt vetë- shprehjes dhe vetë-realizimit, eshte padyshim pergjegjes per masakren qe i eshte bere kombit shqiptar, eshte pergjegjes per copetimin e shqiponjes, per percarjen ne kater shtete te kombit tone. Une vetem e pikturova ate. Zgjohuni.
Kur katër nazistë ss zbarkuan ne studion e Pikasos, per t’i kerkuar llogari se kush e kishte bere “Masakren e Guernikës”, ai me kurajo ju pergjigj: juve zoterinj.
As masakrën e Sebrenices te cilen une e kam pikturuar, e kane bere Serbët.
Por ketu une dua t’ju jap nje pergjigje turrmes se tallavaisteve dhe pseudo celebriteteve vanitoze qe ju shkon goja tek veshet kur i therrasim vip, patetikeve te gjithe formave nga me te shemtuarat, analfabeteve.
Qe: Ajo qe ndodhi ne “dance with me” tregon qe figurat publike dhe celebritetet në përgjithësi pa dashur ta ekzagjeroj, jane kategoria me e pështirë dhe e korruptuar e shoqërise shqiptare. Me patetikja. Kjo specie nuk eshte perfshire asnjëhere ne ngjarjet e medha dhe vështirësitë qe ka kaluar Shqiperia, eshte specia më hileqare e oportuniste qe ekziston. Qe sa here e ndjen detyrimin e perfshirjes ne perkrahje te interesave publike thote: nuk merrem me ksi gjojnash, shof punen time. Që nuk e kupton detyrimin e përfshirjes në çështje publike.
Kjo kategori delirantësh egoistë janë të fiksuar pas praktikave jo etike qe eklipsojne interesat publike. Bejnë selfie edhe në tualetë. Ekspozimi i vetëvetes dhe i seksualitetit te tyre, pozimi si imbecilër dhe postimi i fotove intime ne rrjet, ka corientuar shijet dhe interesat estetike të publikut, i cili për hir të së vërtetës nuk di çfarë kerkon. Dhe ketu lind keqkuptimi me mua qe e perplas te verteten ne sy.
Ata ënderrojnë mitingjet politike pa dallim. Deklarojnë se gjithshka e bejnë per publikun, hiqen si patriotë, këndojnë këngë nacionaliste pa shije, por refuzojne te prononcohen publikisht në interes të publikut. Nuk duan të rrezikojnë thonë ata. Diafragma e tyre nuk hapet me teper se harku, figure publike – zyre publike. Bythlëpires dhe servile autoritetesh. Marrëdhënia natyrale simbiotike e tyre me mediat ka influencuar për ta përshtatur figurën politike gjithnjë e më shumë me imazhin politik të portretizuar në televizion. Nëpërmjet një procesi kuazi – darvinist, ngjarjet mediake, skandalet, sensacionet dhe format e tjera të politikës ordinere si lloj argëtimi dominojnë, duke e transformuar kuptimin e vërtetë të diskursit publik.
Mjafton frika e tyre për tu prononcuar ne lidhje me korrupsionin, për të kuptuar personalitetin e cunguar dhe sa e meritojnë ata respektin e puplikut.
Dua t’ju lehtësoj pak barrën, dua t’ju them se të jesh kundër korrupsionit nuk nënkupton përfshirjen ne politikë, as nuk bëhesh armik i qeverisë, përkundrazi, nga lëpirash mund të bëhesh një mjet efikas dhe mbështetës për pushtetin dhe mbrojten e interesave kombëtare e publike.
Liria e shprehjes është jetike, dhe shumë shpesh e pambrojtur kundër fanatizmit dhe tiranisë së paragjykimit, kjo është e vërtetë. Prandaj amplifikimi i injorances pa kriter nëpër media e çnderon mendimin e lire. RROFTE SHQIPERIA E SHQIPETAREVE”.
Ndërkohë, ka reaguar edhe vetë Ndoka:
“Stilizimi i shqiponjes nga Robert Alija!
Te gjithe duhet te respektojme “Shqiponjen e Gjergj Kastriotit”, te respektojme Memedheun tone te shenjte, jo te kerkojme ‘baben’, qe historia dhe fati yne eshte treguar i pameshirshem me ne!
“Dance With Me” eshte nje spektakel vallezimi, ku amatoret perpiqen te ngrihen ne nivelin e profesionisteve te kercimit, mision pothuajse i pamundur per shumicen e konkurenteve!
Ndaj per te dhuruar spektakel, produksioni e ka nderthurur me intervista, debate, kritika, humor dhe çdo gje tjeter ne funksion te nje magjie televizive.
Çdo konkurent, flet per fushen nga vjen, ndaj flitet per kuzhinen, artin, humorin deri edhe tallava, politiken dhe çdo gje tjeter qe perfshihet apo del nga skenari.
Robert Alija shquhet per lirine e tij, duke bere kritikun e pameshirshem, por brilant ne stilin e tij, ai ka zgjedhur te na vendose perpara te papriturave duke dale nga konturet strikte te skenarit.
Fati me ka ndeshur edhe mua, qe te perballem me idete dhe stilizimet e ‘shfrenuara’ te Bertit, me ka kerkuar te kercej me tanga, me ka dhuruar nje bluze me simbolin e kanabasit dhe se fundmi nje tjeter me shqiponjen e stilizuar te ‘ndare’ ne kater pjese!
Personalisht respektoj idete dhe kauzat e çdo njeriu, por jo gjithmone bashkohem me to!
Te japesh nje gjykim vetem ne 4-5 sekonda per nje ide te ballafaquar befas perballe teje nuk eshte e lehte, por nuhatja e politikanit duhet te jete e shpejte dhe e pagabueshme gjithmone!
Gjetja dhe ideja e Robertit, menjehere mu duk interesante, jo nga stilizimi i shqiponjes, se ate nuk mund ta gjykoj as në mĕ shume se pese sekonda, por mesazhi ishte interesant, nje shqiponje e trazuar ne kater pjese, ashtu siç kombi yne eshte i ndare!
Kjo kauze bashkohej me shqetesimin tim te akumuluar prej vitesh, te shprehur ne menyra te ndryshme edhe publikisht.
Pse po e lendojne shqiponjen politikanet shqiptare kudo qe janë?
Ne Shqiperi me sherre pafund dhe pa nje orientim te qarte per kombin shqiptar dhe te ardhmen tone!
Ne Kosove me nje tendence te hapur tashme zyrtare pro orientale, anadollake, duke zgjedhur Turqine ne raport me SHBA-te dhe Europen! Duke e thene publikisht se Erdogani eshte vellai yne, ky deklarim nuk behet nga ‘hoxha i fshatit”, por nga kryeministrat dhe presidentet shqiptare!
Kjo eshte goditja me e madhe, qe i behet shqiponjes se Gjergj Kastriotit, qe luftoi ne shekuj kunder pushtuesve osmanllinje!
Ne Maqedoni politikanet shqiptare, pretendojne se vendi i tyre eshte i tybeve dhe xhamive dhe jo i Nene Terezes! Duke e shpallur edhe ato de fakto, Erdoganin si mbrojtesin e tyre!
Dhe shqiponja ‘habitet’, drobitet, nuk e di se sa shume, por edhe une thelle ne shpirt trazohem dhe shqetesohem, se si keta burra shteti nuk orientohen ne rrugen drejt Europes, por mendjen dhe zemren e kane akoma ne Anadoll!
Ndaj shqiponja eshte e trazuar, e ndare, ne dileme, e pa orientuar akoma, ndaj stilizimi i piktorit te shfrenuar Albert Alija mu duk interesant, ne pese sekonda gjykim!
Te gjithe duhet te respektojme “Shqiponjen e Gjergj Kastriotit”, te respektojme Memedheun tone te shenjte, jo te kerkojme ‘baben’, qe historia dhe fati yne eshte treguar i pameshirshem me ne!
Ata qe bejne patriotin dhe ngaterrojne artin me politiken duhet ta dine se ta duash atdheun do te thote te mos e vjedhesh, te mos e tradhetosh, te mos e denigrosh, te mos e trajtosh si placke lufte e prone private sic kane bere e po bejne disa prej tyre ne Tirane, Prishtine e Tetove!”