Nga Kimberly Bradley
Adele Bloch-Bauer ishte një mbrojtëse e flaktë e artit në jetën kulturore të Vjenës. Kur ajo u ul të pozonte për një portret para Gustav Klimt, u shndërrua në ikonë, shkruan Kimberly Bradley.
Në portretet e saj, është e vështirë të lexosh se çfarë mund të ketë ndodhur pas syve të errët e të kthjellët të Adele Bloch-Bauer, të vetmes grua që në ‘fin de siècle’ artisti austriak Gustav Klimt e portretizoi jo një herë, por dy. Por, megjithatë, është e qartë, që kjo është një grua e thellë dhe mistershme. Në një ekspozitë të re, “Klimt dhe gratë e kohës së artë të Vjenës” në Neue Galerie të Nju Jorkut, të dyja portretet: portreti ikonë, i gjatë dhe i diskutueshëm i Adele Bloch-Bauer I (1907) dhe ai më pak i njohur, por jo më pak mahnitës i Adele Bloch-Bauer II ( 1912) – do të shfaqen së bashku për herë të parë në më shumë se një dekadë.
Ekspozita përfshin edhe portrete të grave të tjera, por Adele mbetet portreti ikonë. Është ajo, “gruaja në flori”, i cila mbart veprat që përfaqësojnë kulmin e “fazës së artë” të Klimt. (Spekulimet janë që, gjithashtu, është Adele e pikturuar gjysmë-lakuriq si figura e Judith të vepra e Klimt “Judith dhe Holofernes” dhe ndoshta po ajo të piktura ku shfaqet një grua symbyllur – “The Kiss”). Është ajo, tek e cila bashkohen dhe mishërohen ndjeshmëria dhe forca e gruas në atë shekull në Vjenë, një shoqëri në tranzicion të thellë.
Në Vjenën e pasluftës, imazhi i saj u bë simbol i kulturës austriake – Adele Bloch-Bauer I është quajtuar gjatë edhe “Mona Lisa austriake”. Piktura më vonë u bë ikonë e drejtësisë – filmi i vitit 2015 “Gruaja në flori”(Ëoman in gold) është versioni Hollyëoodian që tregon hsitorinë e konfiskimit të pikturave familjes hebreje Bloch-Bauer, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe luftë së gjatë, por në fund të fundit të suksesshme- për kthimin e tyre sërish tek familja Bloch-Bauer, duke ia dhënë mbesës Maria Altmann.
Gjatë shekullit të kaluar, shumë vizitorë që kanë parë pikturën, kanë pyetur: kush ishte Adele Bloch-Bauer?
Bloch-Bauer ka lindur Adele Bauer në Vjenë në 1881. Ishte e bija e një bankieri dhe drejtori hekurudhash; ajo pati një fëmijëri të lumtur, me privilegje e kulturë; në moshën 19-vjeçare, ajo u martua me Ferdinand Bloch, një manjat sheqeri, 17 vjet më i madh se ajo. Ferdinandi e adhuronte të renë, aq mjaftueshëm sa të bënte mbiemrin e saj pjesë të mbiemrit të tij. (Të dy u bënë Bloch-Bauers, ndërsa vëllai i njërit dhe motrat e tjetrit u martuan gjithashtu, duke u bërë dy çifte me të njëjtin mbiemër më vizë në mes Bloch-Bauers).
Familja Bloch-Bauers qenë patronë të pasionuar pas artit, jo vetëm për të mbledhur, por edhe duke komisionuar piktura – dhe rebeli Gustav Klimt ishte një nga artistët e tyre të preferuar.
Sallonet javore ‘Bloch-Bauer’ frekuentoheshin nga kompozitorë si Gustav Mahler dhe Richard Strauss; shkrimtari Stefan Zëeig ishte madje një tjetër vizitor.
Ekspozita në “Neue Galerie” fokusohet jo vetëm në rolin e grave në atë kohë, por edhe për rëndësinë e modës dhe dizajnit- jo vetëm te punët e Klimt, por edhe te jeta “moderne” e një gruaje austriake.
Në shumë studime për veprën e Klimt “Adele Bloch-Bauer I”, Bloch-Bauer paraqitet magjepsëse- por krejtësisht e lirshme dhe me tendenca progresive. Më vonë, edhe Bloch-Bauer është ende në pikturë si një grande dame, sytë e saj zbulojnë një melankoli më të pjekur. Pavarësisht privilegjeve, jeta nuk kishte qenë gjithmonë e sjellshme me të. Altmann, e mbesa, që vdiq në vitin 2011, e mbante mend atë si një “grua të ftohtë, intelektuale që ishte e vetëdijshme politikisht dhe që u bë socialiste. Ajo nuk ishte e lumtur. Kishte një martesë të rregullt, por nuk kishte fëmijë, pas dy abortesh dhe vdekjes së një fëmije. E mbaj mend atë tejet elegante, të gjatë, të zeshkët dhe të hollë. Ajo gjithmonë mbante veshur një fustan të bardhë…”
(BBC-Pasqyre.al)