Nga JORGE LUIS BORGES
Do të më duhet ta ringre jetën e shkretuar
që ende sot është pasqyra jote:
çdo mëngjes ta rimëkëmb do të më duhet.
Që kur u largove,
sa shumë vende, të kota janë shndërruar,
të pakuptimta, njësoj
si dritat në mesditë.
Buzëmbrëmjet që qenë korniza të imazhit tënd,
meloditë me të cilat gjithmonë më prisje,
fjalët e asaj kohe,
me duart e mia do të më duhet t’i thyej.
Në ç’thellomë do ta fsheh shpirtin tim
që të mos e shohë mungesën tënde,
që si një diell i tmerrshëm, pa perëndim,
rrëzëllen përfundimtare dhe mizore?
Mungesa jote më rrethon
si litari grykën,
si deti atë që mbytet.
(Përktheu Erion Karabolli)