“Muhabet tirançe me Liun e Cakut”

“Muhabet tirançe me Liun e Cakut” nga Greblleshi, i cili në këtë përmbledhje skicash e fejtonesh përdor pikërisht gjuhën e tij mëmë, të folmen e Tiranës.

“Po ti a Lijo a ja ke vù syun ’ne njonës mrè qafir?
– Vallahi po a Hallë. Psè me t’ rrejt kot. I ri jom ’ne una. Drejtë me t’ thonë mò, mi ka morë ment ’i gocë. Bilè përnej kom ardhë ke tina, t’më bojsh shkesllik a Hallë!
– Ho me pra t’ këthejm i gurë për c’mari. A ke zgjedh gjo për hajër mrè qyq? Mos u kabò me morë nej surrat bastoni! (kështu i quen Halla ato goca qi lyhen me t’ kuq).
– Jo mri Hallë, Eshedybilà ajo osht si perri. Nuk ve kurrë kërmiz. Osht e bukur mri Hallë, t’merr m’ qafë vallai, por… tina s’ke për t’u bò razi se…
– Pse mre mò, osht tapalle-a?
– Jo mri Hallë, jo! Të thosh osht perri, e bukra dheut. Hallbuqi… Por… Nejse… Taksiratë… Nuk osht turkeshë.
– Çere osh llahingë – a?
– Llahingë a Hallë, yrtodokse.
– Gëzofshi shoqi shoqin a bir! Qofshi gjat’ ne motit! Veç taljone mos merrni, sa për shqiptare, le t’ jetë ’ne jahudeshë. Flejë rahat a Li se qo meselè osht e merume. Nesër me sabà shkoj Halla ne fol me t’yt atë.
– Pse talle a Hallë, pash Zotin! Una kërkoj imnadë pri teje! Përherë me t’ tallme ti a Hallë!
– Njelsha qyqe jo mre tarallak! Una e kom me gjith men. Halà s’më paske njoft tina mù-a? Una jom përpjek përherë për ju t’ ritë. Sa herë t’kom nimu ’ne una ty me llafe t’ vjetra kur shkrujshe Tironçe m’ gazetët. Tina, shyqyr Zotit, u cirivilizove, u bone palektual.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *