Muzika e këngëtares shqiptare, që jeton dhe vepron në Londër, Dua Lipa, po dëgjohet edhe tek fqinjët tanë veriorë.
Televizioni më i madh muzikor, MTV, edicioni serb, i ka kushtuar Lipës një shkrim, duke e quajtur atë si yllin më të rëndësishëm të ri të vitit 2016 dhe thotë se qysh në muajin e katërt të këtij viti, MTV e ka përfshirë atë në listën për çmimin MTV Push për interpretimin e muajit për hit-singlin e saj, “Be The One”, raporton Koha.net.
MTV Serbia vazhdon më tej duke thënë se “ylli i ri, me prejardhje nga Kosova, ka dëshmuar se me të nuk ka ‘hajgare’ edhe me video-klipin e saj të fundit, “Blow Your Mind (Mwah)””.
Televizioni thotë se klipi është punuar nga regjisori King Burza i cili ka punuar edhe me Katy Perryn e Calvin Harrisin, ndërsa shfaq Duan duke marshuar nëpër rrugët e Londrës si në pistë mode.
MTV Serbia shkruan tutje se singli i ri “Blow Your Mind (Mwah)” do të jetë i përfshirë në albumin e saj të ri i cili vjen vitin e ardhshëm, më saktësisht më 10 shkurt, 2017.
Në albumin e ri, Dua ka punuar me Kendrick Lamar, Nicki Minaj, Emile Haynie, Lana Del Rey, FKA Twigs dhe Nineteen85 (Drake, Majid Jorden).