Ministria e Jashtme ka njoftuar se nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Italinë kanë mbetur të plagosur 5 shtetas shqiptarë. Personeli i Ambasadës Shqiptare në Romë ka bërë me dije se këta shtetas janë kuruar në spitalin “Gemelli” dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ambasada jonë në Romë, për t’u ardhur në ndihmë shtetasve shqiptarë, vendos në dispozicion të tyre numrin e emergjencës +393420498192.