Zemra është ajo që i dallon këpucët e koleksionit “Zoja balerina flats”. Motive tradicionale shqiptare janë qëndisur mbi këpucët e rrafshëta, që shiten në ueb faqen e markës së njohur në Londër, “L.K.Bennetton”.
Historia prapa dizenjimit të tyre ka po aq zemër sa elementi që i dallon. Shpjegohet edhe me një përshkrim të shkurtër: “Dhjetë gra të talentuara kanë kontribuar për këtë koleksion, duke qëndisur rreth 200 zemra individualisht: secila qëndisje është unike dhe për ta kompletuar janë dashur rreth dy orë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Për të nderuar këtë punë të mrekullueshme e me dashuri, balerinat ‘Zoja’, janë emëruar sipas një të diplomuare nga programi i ‘Women for Women International’ dhe 100 për qind të mjeteve të grumbulluara nga shitjet do të dhurohen për bamirësi”.
Koleksioni i këpucëve të punuara edhe nga një grup i grave të Kosovës, është edicion i limituar. Pesëqind palë të tilla janë nxjerrë në treg. Çmimi për një palë është 145 funte britanike. Kanë mbërritur deri në sirtarin e aktores britanike, fituese e çmimit “Oscar”, Dame Helen Mirren.
Nga Kosova në sirtarin e fitueses së “Oscarit”
Se në Kosovë ka gra që elementet tradicionale mund t’i përdorin në mënyrë mjeshtërore për të nxjerrë një produkt modern e ka marrë vesh edhe aktorja e njohur, Dame Helen Mirren.
Ajo e ka publikuar në rrjete sociale një fotografi, në të cilën shihet tek mban mbathur këpucët e koleksionit të grave nga Kosova…