Moti i keq dhe gripi: Shkollat mbyllur dhe javën tjetër. Sugjerohet pezullimi i aktiviteteve kulturore

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Shtabin e Emergjencave lidhur me situatën e krijuar nga moti i keq, por edhe nga epidemia e gripit.

Kemi një situatë të rënduar si pasojë e epidemisë së një gripi që nuk u tërhoq me mbarimin e vitit, por që vazhdon të çojë drejt dyerve të qendrave shëndetësore dhe spitaleve një numër të pazakonshëm qytetarësh”, tha Rama.

Drejtori i Shtabit të Emergjencave Civile Shemsi Prenci ka thënë se reshjet e borës kanë mbuluar 1/3 e territorit, “teksa pritet nw ditët ne vijim të zbresin në lartësinë 200 metra edhe në zonat bregdetare”.

Ai ka theksuar se kompanitë e kontraktuara s’kanë depozita kripe për të përballuar ngricën, ndaj edhe po u vihet ne ndihme nga Emergjencat Civile.

Pritet përkeqësim i motit edhe në portin e Durrësit.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja tha se është duke u diskutuar për mbajtjen mbyllur të shkollave edhe për javën në vazhdim.

Ai njoftoi pezullimin e operacioneve të planifikuara në spitale dhe anulimin e aktiviteteve kulturore në vend.

Spitalet gjatë këtyre ditëve do të anulojnë operacionet e planifikuara, pra do të bëhen vetëm rastet urgjente. Janë çuar medikamentet në 16 qendra shëndetësore të zonave malore që bllokohen nga bora. Kemi nxjerr në TV kronika informative për gripin”, tha Beqja.

Po kështu Beqja tha se “ditët në vijim do të marrim në konsideratë faktin nëse do të mund të mbahen shkollat të mbyllura edhe gjatë javës së ardhshme. Gjithashtu do të sugjeronim edhe anulimin e aktiviteteve kulturore. Për këto të dyja do të dalim shpejt me një vendim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *