Yevgeny Yevtushenko
Mos u zhduk… Duke u zhdukur nga mua, e çmishëruar vetvetes ju zhduke.
Vetja jote kështu u tradhëtua me pandershmëri prostitute.
Mos u zhduk… Të zhdukesh është lehtë, të ringjallesh për tjetrin s’ka se si.
Vdekja të tërheq shumë thellë, të vdesësh nuk është mënçuri.
Mos u zhduk. Harro hijen e tretë. S’ka të tretë. Dy janë dashurive.
Bashkë do shkojmë në gjyqin e shenjtë, kur gjaku t’na thërrasë për përgjigje.
Mos u zhduk… e kemi shlyer mëkatin, fajtorë s’jemi ne, as damkosur.
Të denjë jemi unë dhe ti për të falur në-mos-dashje ç’kemi plagosur.
Mos u zhduk. Të zhdukesh është çast, por si do takohemi nëpër shekuj?
Ç’sozi kemi në botë, ti fantazmë dhe unë? – Fëmijët tanë të qeshur.
Mos u zhduk. Jepma dorën tënde, në të jam shkruar unë – i besoj sekretit.
Dashuria e fundit është e tmerrshme, S’është dashuri, por frikë e humbjes së tjetrit.
Perktheu: Visar Zhiti