Mos e beso po deshe! 9 deputetë me juridik, por pa gjimnaz!

 

Nga Bledi Mane

E dini pse me pelqen zhurma e maturanteve? Sepse me ne fund arsimi i larte do e tkurre tani e tutje masivizimin grotesk pa cilesi dhe kafenete e universiteteve do kene rrenie te xhirros ditore. Taksixhinjte me diploma juridiku dhe gjykatesit me patenta maunesh gradualisht do mbeten specie ne zhdukje por gjithesesi duhet ende kohe.

Sot po u tregoj nje sekret te vogel qe e kam ditur prej kohesh dhe meqenese lajmi i dites mbetet arsimi le ta flasim pa humbur kohe.

Ne parlamentin shqiptar 9 nga deputete kane diploma juridiku por nuk kane shkuar asnje dite ne gjimnaz. Pasi mbaruan 8-vjecaren, u morren me biznese dhe pune te pista e nuk kishin nge as kohe te vazhdonin shkollen e mesme. Fati u eci, paraja lume, u kompletuan por vetem dy gjera te vogla u mungonin ne jete. Kuptuan qe kishin disnivel me te tjere burra dhe boshlleqet i blene me leke. Perfunduan studimet universitare pa mbaruar gjimnazin por nuk u kursyen. Pa vajtur asnje dite ne gjimnaz, thjesht korruptuan drejtoret dhe bashke me numurin e amzes blene edhe deftesat e pjekurise. Dhe si qershi mbi torte per te mbrojtur veten dhe punet e pista, krijuan lidhje me kryetaret e partive politike e nderkohe emrat e tyre u shenuan ne listat per deputete. Sot jane ne parlament, jane perfaqesuesit tane.

Dy deputet pa gjimnaz i ka partia e Idrizit PDIU.

Dy deputet pa gjimnaz e ka edhe partia e Metes LSI.

Nderkohe dy deputete te tille pa gjimnaz por me juridik i ka partia e Rames, PS-ja dhe e mbyll listen PD-ja e Bashes me 3 cope.

Mot, ne zgjedhjet e qershorit nuk duhet bere vetem dekriminalizimi por edhe deinjorancizimi i deputeteve tane tranguj e te rrezikshem!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *