Nga Bledi Mane
Të dashur këlyshë dhe zagarë parlamentarë. Mos dilni nga kasollja pa votuar reformën!!!
Ku jeni, pse u fshehët sot?
Ku humbët, pse u tretët si lehja e zagarit në mesnatë?
O ju burrat e zgjedhur, paria halabake e këtij vendi pot plasaritje, juve që nuk iu trembët as turkut, as Zogut, as italianit, as gjermanit,as Enver Hoxhës çfarë patët vallë?
Ju burra trima që vidhni toka, prona, vota, pushtet.
Ju burra që shisin mend, pordhë, drogë, kurva, armë pse u katandisët në këtë derexhe dhe si dhjaksa u fshehët poshtë brekëve të grave të tuaja?
U mekët o lapanjozë, u tretët brenda 3 ditësh dhe humbët peshë dhe dinjitet. Tani më tepër se vapa e korrikut po u përvëlon kërcënimi final i ” vëllait të madh”.
Vuajini, villini gjithë mëkatet dhe borxhet që u keni njerzve të këtij vendi, miqve dhe partnerëve tanë.
Ju turpëruat dhe nxitë surretërit tuaj, jo fytyrën ëngjëllore të Shqipërisë së sëmurë prej jush.
Yyyyt racë e poshtër. Harram votat dhe taksat tona!!!