Mos bërtisni

GIUSEPPE UNGARETTI

Reshtni së vrari të vdekurit,
Mos bërtisni më, mos bërtisni
Nëse ende doni t’i dëgjoni,
Nëse shpresoni të mos shuheni.

Mërmërima e tyre s’ndihet,
S’bëjnë më shumë zhurmë
Se sa bari që rritet
I lumtur aty ku s’shkel këmbë njeriu.

Në shqip: Beti Njuma

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *