Mjeshtër i rrallë i dobisë së dritës! Poeti mistik që mund t’ju ndihmojë të keni një jetë më të mirë

Veprat e poetit pers të shekullit të 14-të, Hafizit, nuk janë vetëm shumë të bukura- ato janë edhe shumë të dobishme njëherësh.

Hafizi mundet të na mësojë se si të marrim më të mirën nga jeta, shkruan Daniel Ladinsky për BBC. Shams-ud-din Muhamed Hafiz (c 1320-1389.), është një nga poetët më të dashur të Persisë dhe është konsideruar nga shumë nga kultura të ndryshme – si një nga shtatë mrekullitë e botës letrare. Për këtë binin dakord edhe Ralph Waldo Emerson e Johann Wolfgang von Goethe.

Siç tha Emersoni për Hafizin: “Ai nuk ka frikë asgjë. Sheh shumë larg dhe i sheh të gjithë, e, kështu ai është i vetmi njeri që dua të shoh ose të jem”.

Emersoni i bëri Hafizit vlerësimin tanimë të njohur gjerësisht: “Hafizi është një poet për poetët”. Edhe Goethe e Emerson e kanë përkthyer Hafizin. Pasi e kishte studiuar gjerësisht, Geothe pat deklaruar se “Hafizi nuk ka shok.” Poezitë e Hafizit janë admiruar edhe nga emra të tjerë të shquar si Nietzsche apo Arthur Conan Doyle, personazhi i mrekullueshëm i të cilit- Sherlock Holmes- e citon Hafizin. E, jo vetëm- edhe Garcia Lorca e vlerësonte poetin sufi. Johannes Brahms u prek aq shumë nga vargjet e tij, sa i përdori në disa prej kompozimeve të veta. Mbretëresha Victoria është shprehur se është konsultuar me Hafizin kur ka pasur nevojë – por ky këshillim- ka qenë zakon në Lindjen e Mesme për shekuj me radhë. Fal-e Hafiz, është një traditë e lashtë në të cilën një lexues i kërkon Hafizit këshilla kur përballet me vështirësi, ose në një moment të rëndësishëm në jetën e vet – duke i trajtuar librat e tij, si një orakull dhe duke i hapur ata me një dëshirë të thellë nga shpirti i tyre për udhëzime. Vargjet e Hafizit janë vërtetë mahnitëse dhe provokuese: “Unë jam një vrimë në një flaut nëpër të cilin kalon fryma e Krishtit – dëgjojeni këtë muzikë”. Pastaj kjo frazë, nga një tjetër poemë: “Shikoni buzëqeshjen në buzët e Tokës këtë mëngjes, ajo u shtri sërish me mua natën e kaluar!” Hafizi është një mjeshtër i rrallë i “dobisë së dritës” – ose “i diellit”. Dhe ‘i dobisë së artit’. Poezia e tij ka aftësinë për të ngushëlluar, për të gjallëruar dhe pasuron ata që kanë nevojë. Arti duhet të jetë një dashnor; ai duhet të rrezatojë dhe t’u lejojë të ngroheni nëse keni të ftohtë. Arti mund të shuajë etjen e brendshme dhe urinë.

Duke studiuar jetët – dhe duke punuar me poezi – nga Rumi, Michelangelo, St Francis, Kabir, Mira dhe Hafizi, dhe poetë të ndryshëm të mëdhenj të Lindjes a Perëndimit, kam arritur në përfundimin se kanë pasur një të përbashkët të mrekullueshme në punën e tyre. Ata më kanë ndihmuar të formoj një përkufizim me tri fjalë të artit, të cilin unë më pas e ndjeva si një matës të vërtetë për suksesin e ndonjë poezie apo shkrimi që kam bërë ndonjëherë. Siç Emerson e shihte Hafizin si një masë të vërtetë të vetes në të gjitha ndërveprimet, edhe unë, përpiqem ta mbaj Hafizin para meje kur kam të bëj me një person tjetër – apo me kafshë, qoftë edhe me një krijesë bimore. Siç derdhet uji në një leckë për të mbledhur papastërtitë, unë përpiqem ta derdh veten përmes poezive të Hafizit dhe imazhet e mia mbi të. NË KËTË MOMENT Këto tri fjalë janë një përkufizim i rëndësishëm dhe jane qëllimi i artit, dhe një standard që e kam parasysh edhe për vete: të angazhohem dhe të jap. Ndoshta, një nga atributet dhe vlerat më të mëdha të artit është kapja dhe shfrytëzimi i vëmendjes së një personi tjetër. Shumë prej poezive të Hafizit janë pikërisht një lidhje mes çlirimit të shqisave dhe përmirësimit të vullnetit, në mënyrë që të bëjmë mundemi të shijojmë sa më shumë qielli dhe të mbajmë butësisht – në mendimet e krahët tanë – gjërat që duam më shumë si gjëra të çmuara./Pasqyre.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *