Disa ditë më parë Mirela Sula do të postonte në Facebook, një foto me Linda Ramën.
Të shtunën një çmim iu akordua asaj nga kryeministri i vendit Edi Rama, në kuadër të Samitit të diasporës. Në një postim falenderimi për kryeministrin të Sulës, shkrimtarja Flutura Açka ka komentuar se kjo vjen pas “fotos panegjirike me Lindën, pas naivitetit tënd” dhe se duhet të provosh t’i kritikosh, e do shohësh se nuk do marrësh më çmime. Komentet e Açkës janë dashamirëse.
Postimi i Sulës
Para nje ore me kontakton dikush, perfaqesues i politikes, dhe me pyet “Mirela, a je ne sallen e kongreseve sepse po zhvillohohet Sumiti per Disaporen dhe do marresh nje cmim”. I thashe jo, jam larguar, sot mberrita ne Londer. Atehere po e terheq une per ty me tha. Realisht u gezova, fillova te qortoj veten “Pse asnjehere nuk ke besuar te politika shqiptare – ja ku u kujtuan per ty, gruan e fshatit qe po ben fushate ne mbare boten te rregullosh imzahin e keq qe politikanet kane krjijuar per vendin tone.
Ndoshta ky eshte nder mesazhet e vetme qe do shihini nga une per politiken, nuk me ka interesuar dhe as nuk do me interesoje ndonjehere kjo fushe e turbullt qe vec u merr njerezve por rrallehere u jep…. Kur me ftuan per te marre pjese ne Sumitin e Diaspores nuk e kisha te qarte se perse po organizohej, cili do ishte roli im aty, cfare ndikimi do kishte prezenca ime dhe perse do sherbeja. Ndaj duke qene se nuk mora pergjigje vazhdova programin tim me konferencen e grave. Dhe meqe ra fjala, dikush me tha “Cfare u ke bere grave qe vijne e rrine pa levizur me ore te tera ne eventet e tua, nga mengjesi deri ne mbremje. As Edi Rama nuk arrin t’i mbaje njerezit keshtu sic i mban ti”. Pergjigja ime eshte “U jap atyre dicka qe u mungon, dicka qe ne fakt duhet tua jape politika… grate tona ministre e deputete”. Gjithsesi, nuk dua te zgjatem ne kete pike – do thoni ju “Po cmimin e more???” – Sapo me erdhi nje pergjigje “Mirela ti ishe larguar dhe organizatoret kane kerkuar tju kontaktojne gjithe diten”.
Ndersa pergjigja ime per organizatoret dhe gjithe politkanet, gra e burra eshte: “Faleminderit qe s’ma dhate cmimin sepse do ndihesha sikur do t’i kisha tradhtuar te gjitha ata ndjekes qe besojne ne ate qe bej, dhe qe jane te zhgenjyer pa fund me ju, me sumitet tuaja, punet dhe premtimet tuaja boshe. Une nuk ka pritur ndonjehere cmim nga ju dhe as nuk do te pres qe te vleresohem nga ju. Cmimet ia jap vetes cdo dite, me punen time, perkushtimin tim ndaj te mires dhe ndaj njerezve si une qe besojne ne nje dite te mire se Shqiperia nje dite do te behet, jo me ju, por me rizgjimin e njerezve te vertete qe do te ndjekin misionin per te ndihmuar veten dhe vendin e tyre”
Komenti i Açkës
Nuk e kupton ti Mirelë që çmimin do ta merrje vetëm për foton panagjerike që postove para ca ditësh. Sepse tani janë shumë të sigurtë, që jo vetëm nuk je te lista e ‘armiqve’ (lexoje: kritikëve), por u bën edhe shërbime me pafajësinē apo naivitetin tënd. Ndryshe je non grat. Provo bëj ndonjë rresht kritikë, dhe ka shumë për t’u kritikuar se ndryshe nuk do te kishe ikur, dhe do ta shohësh nëse do të bësh më ‘Falenderime’ e dashur. 🙂