Mirela Kumbaro: Çmimet dhe llafet e fshatit të madh. Miqtë e Ramës? Nuk do marrim hidraulikë për ekspozita

mirela kumbaro enekle

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro i ka dhënë përgjigje disa pyetjeve para Enkel Demit në “Shih Programin” në TVSH. Ndërsa ka rikonfirmuar se nuk e shkarkon drejtorin e Teatrit Kombëtar, duke folur për çmimin “Lumo Skëndo” dhënë Rita Pertros për librin Vrima Kumbaro ka thënë: “Unë sapo kam marrë detyrën i kam dhënë fund një historie qokash, si kanë qenë çmimet vjetore të letërsisë, aq sa edhe kur ka patur libra me vlerë kritika është tretur, sepse e kanë dominuar llafet e historitë e fshatit të madh, ku për fat të keq jetojmë”.

Ministrja ka vënë theksin tek fakti që asnjë lek nga paratë publike të buxhetit shqiptar nuk shkon për këto ekspozitat e kryeministrit, pasi sipas saj ato janë organizime të galerive private apo institucioneve kulturore që kanë ftuar artistin Edi Rama.

Në përgjigje të peytjes së Demit, nëse “fakti që e kemi kryeministrin artist do të thotë që në artet figurative duhet të promovohen miqtë e kryeministrit?”, Kumbaro ka thënë se nëse do  bëjmë analizë të gjithë bashkëkohësist e artistit Edi Rama janë të njohur të tij, ashti siç po të flitej për librin, natyrisht ajo ka miqtë e saj aty.

Miqtë i kam në botën e librit dhe do të më akuzonit për të njëjtën gjë. Kur ka garë, ka konkurencë këto aludime priten, por koha ka treguar se nuk është kështu”. Kumnbaro ka thënë se në vitin 2015 i është dhënë përparësi artit pamor.

Duke përmendur Sallonin e artit bashkëkohor, Kumbaro ka thënë se “nuk mund të më thoni se ata janë miq të kryeministrit, përveçse njihen në botën e artit.

Ishte gjithashtu dhe ekspozita XXI Onufri ku prapë nuk mund të akuzohemi për të njëjtën gjë.

Nëse Edi Hila është jo vetëm një mik i kryeministrit, por edhe i imi, i juaji, ai mbetet një ndër ato vlera të rralla që nderon Shqipërinë në galeritë botërore, ku ekspozon punimet e tij. 

Sivjet në Galerinë e Arteve hapën ekspozita dhe artistë të mirënjohur si Sali Shijaku që kishte 25 vite pa ekspozuar, Lumturi Blloshmi që ka ndërkohë një ekspozitë të hapur në GKA apo dhe Gazmend Leka, Maks Velo.

Ne nuk do të marrim hidraulikë që të hapin ekspozita, këta emra do të qarkullojnë”, është shprehur Kumbaro. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *