Pas dorëheqjes së Ilir Kernit, këto ditë pritet që të zgjidhet drejtori i ri i TKOB. Ministria e Kukturës ka publikuar emrat që kandidojnë për këtë post si dhe detajet që shoqërojnë fazat e përzgjedhjes.
Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, në datën 04.08.2016, Ministria e Kulturës shpalli konkursin për pozicionin:
Drejtor i Përgjithshëm, në Teatrin Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor, duke cilësuar se kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm në Teatrin Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor”, në përputhje me nenin 21 të ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”.
Konkursi u mbyll në datën 22.08.2016. Kanë aplikuar për këtë pozicion kandidatët:
1.Josif Gjipali
2.Agim Hushi
3.Kleanthi Gjika
4.Zana Çela
5.Ylber Gjini
6.Gëzim Xhaxhaj
Komisioni i përbërë nga drejtues të nivelit të lartë dhe të mesëm si dhe ekspertë të jashtëm, pasi është njohur me dokumentacionin e paraqitur do të zhvillojë intervista me kandidatët ditën e mërkurë, datë 24 gusht 2016, ora 12:00 në ambientet e Ministrisë së Kulturës.