Renè Shar
Mes qytetit, në rrugë, atje bredh dashuria
Ishte imja dikur, nëpër kohë rrëshqet.
Punë s’prish se tani cilido mund t’i flasë
Jo, ajo nuk mban mend kush e deshi vërtet.
Në përndritje të syve kërkon ngushëllim
Asaj udhe besnike q’i çele dikur
Ende shpresë po zgjon që përpara e prin
Përmbi të zotëron dhe që larg e përfshin.
Përfund saj unë shoh mbeturinë lumnie
Në vetminë që ndiej gjen thesar të përkryer
Meridianit të madh ku merr hov lartësie
Kjo liria që kam mu në shpirt e ka grryer.
Mes qytetit, në rrugë, atje bredh dashuria
Ishte imja dikur, nëpër kohë rrëshqet.
Punë s’prish se tani cilido mund t’i flasë
Jo, ajo nuk mban mend kush e deshi vërtet
Vallë kush dritë hedh dhe s’e lë të humbasë?