Mos mendo shumë. Të menduarit merr energji. Të menduarit mund t’ju bëjë të dukeni të plakur.
Mos flit shumë. Shumica e njerëzve o flasin, o bëjnë. Më mirë të bësh.
Kur punon, puno për 40 minuta dhe pastaj ndalu 10 minuta. Kur sheh dicka gjatë gjithë kohës, kjo mund të të dëmtojë sytë, por edhe organet e brendshme dhe qetësinë e brendshme.
Kur je i lumtur, duhet ta kontrollosh lumturinë, nëse humbet kontrollin, atëherë dëmton rrjedhjen tënde të energjisë.
Mos u shqetëso apo zemëro shumë, sepse kjo të dëmton mëlcinë dhe zorrët.
Kur ha, mos ha shumë; gjithmonë sigurohu që të mos e mbushësh barkun plot, pasi kjo të dëmton shpretkën. Kur ndihesh pak i uritur, atëherë ha pak.
Kur bën gjëra, merr kohë, mos nxito shumë. Mbaj mend thënien: “Ec ngadalë, shpejt do të arrish”.
Nëse bën ushtrime fizike gjatë gjithë kohës dhe nuk kujdesesh për qëndrimin fizik, teknikat e frymëmarrjes dhe fokusin, kjo të bën të humbasësh ekuilibrin dhe bëhesh i paduruar. Duhet ekuilibër.
Nëse nuk ushtrohesh asnjëherë dhe angazhohesh vetëm në meditim, kjo nuk të jep energji Yang dhe në fund ti e shpenzon krejt energjinë Yang./Bota.al