Menaxherja e klubit të striptit Tiranë: Klientela me deputetë e ministra. Seksi në Shqipëri kushton lirë.

Ka qënë kjo deklarata e fortë e menaxheres së një clubi nate në Tiranë, e cila deklaroi në emisionin Oktapod të Turjan Hyskës, se në clubin ku ajo punon vazhdimisht vijnë edhe deputetë e ministra, të cilët kërkojnë shërbimin e tyre.

Po ashtu duke qeshur ajo ka pranuar se një ministër flirton me të, por që emrin nuk ka dashur ta thotë.

Më vonë ajo ka thënë që kjo ishte një lojë, por që moderatori Turjan Hyska pa edhe emrin e tij në mesazhet e Anna Geti.

Anna Geti ka deklaruar po ashtu se:

“Sot në Shqipëri të shkosh me një femër është fare e lirë sepse ato po e shesin veten për një sanduic”.

Gjithashtu menaxherja deklaroi se ka shumë djem të rinj nga 18 vjec deri në 50 vjec që shkojnë aty ku kërkojnë edhe seks përvec se strip.

Sipas saj një vajzë që merret me strip mund të marrë deri në 10 mijë euro.

“Shqiptarët jane shumë natyrë maniakësh për seks- shprehet ajo, sepse shumë përsona i shkruajnë që “hap gojën sa të duash” dhe vetëm rri me mua. Ndërkohë kohët e fundit në clube striptizmi po shkojnë edhe shumë femra”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *