Melania Trump ka mbajtur një fjalim ditën e djeshme duke u treguar amerikanëve se përse burri i saj, manjati i New York, Donald Trump, duhet të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.
“Me gjithë zemrën time, unë e di se ai do të bëjë një ndryshim të madh dhe të qëndrueshëm”, tha ish-modelja nga Sllovenia.
“Ai nuk do të heqë dorë kurrë dhe ai kurrë nuk t’iu zhgënjej”, vijoi më tej ajo.
Por një pjesë e fjalimit të zonjës Trump duket se është ndërtuar mbi fjalët që zonja e parë Michelle Obama mbajti në Konventën Kombëtare Demokratike në vitin 2008.
Fjalimi i zonjës Trump:
“Që në një moshë të re, prindërit e mi vulosën tek unë, vlerat se ju duhet të punoni shumë për të arritur atë që doni në jetë”, tha zonja Trump, 46 vjeçe, duke vijuar “Se fjala juaj është detyrimi juaj dhe se ju bëni atë që thoni dhe mbani premtimin tuaj. Që t’i trajtoni njerëzit me respekt. Ata më mësuan dhe më treguan vlerat dhe moralin në jetën e tyre të përditshme.
Ky është një mesazh që unë vazhdoj t’ia kalojë djalit tonë. Dhe ne kemi nevojë për t’i kaluar këto mësime tek shumë breza të tjerë që ata t’i ndjekin. Sepse ne duam që fëmijët tanë në këtë vend, të dinë se i vetmi kufi për arritjet e tyre është forca e ëndrrave dhe vullneti për të punuar për to”.
Fragmenti i mësipërm i marrë nga fjalimi i zonjës Trump, pothuajse përputhet plotësisht me një pjesë të fjalimit të zonjës Obama në vitin 2008:
Zonja Obama, 2008
“Barack dhe unë jemi rritur me kaq shumë vlera të njëjta”. Si p.sh, ju duhet të punoni shumë për atë që doni në jetë; që fjala juaj është besa juaj; që ju do të bëni atë që keni thënë se po shkoni të bëni; që t’i trajtoni njerëzit me dinjitet dhe respekt, edhe nëse nuk i njihni ata, edhe nëqoftëse ju nuk jeni dakord me ta.
Barack dhe unë e kemi ndërtuar jetën të udhëhequr nga këto vlera dhe për t’i kaluar ato tek brezi i ardhshëm, sepse ne duam që fëmijët tanë dhe të gjithë fëmijët në këtë vend, të dinë se i vetmi limit për arritjet tuaja është të prekni ëndrrat tuaja dhe gatishmëria juaj për të punuar shumë për to.
Pas lajmit që qarkulloi kudo në media Zyra e Fushatës së Trump lëshoi një deklaratë të martën (sot)për mediat ku tha se ata që kanë shkruar fjalën e Melania janë frymëzuar nga jeta e saj dhe ekpserienca si emigrante në SHBA.
Ndërsa Jon Favreau që ka shkruar fjalimin e zonjës Obama tha se nuk kishte asnjë ide” sesi zonja Trump mundi t’i marrë këto rreshta nga fjalimi i Zonjës së Parë. Dhe jo thjesht një frazë, por dy paragrafë të plotë./Pasqyre.al