“Mediokër të të gjithë botës, jeni bashkuar. Dhe keni fituar”

Flet filozofi kanadez Alain Deneault, autor i një libri me sukses ndërkombëtar thotë se për mediokracinë(mediokritetin): i vetmi antidot është të menduarit kritik

 

Alain Deneault ka lindur në Outaouais, Quebec, në vitin 1970. Studimet e tij janë përqendruar në filozofinë gjermane dhe franceze të shekujve nëntëmbëdhjetë dhe njëzetë, në veçanti në punën e Georg Simmel”.

 

Nga Cheese do Voza/ La Stampa

(Në shqip për pasqyrë.al- Entela Hoxha)

MILANO

“Bota është mediokërve. Ndoshta, ky nuk është një supozim i vështirë – dhe madje është kurajues për të shpjeguar disa suksese të caktuara apo disa dështime, në mënyrë të barabartë të largëta nga lartësitë e gjenive dhe humnerat e atyre pa dinjitet”

Kjo frazë është shkëputur nga eseja e filozofit kanadez Alain Deneault që prej një viti ka një libër tejet të shitur në rang ndërkombëtar. Në qindra faqe, plot me mendime dhe citime, ka diçka për të gjithë. Në politikë, nga Trump te Tsipras, ai sheh vetëm një “qendër ekstreme”, gjen më pas “fenë si markë”, “konsumatorin-besimtar” e “diktaturën e humorit të mirë”.

Në çdo fushë, zbulon tipologji të caktuara si “të jesh në lojë”, “të dish të shesësh”, “të jesh sipërmarrësi i vetes”.
Me pak fjalë, thotë ai, “nuk ka pasur një ‘marrje’ të Bastijes, por sulmi ndodhi dhe mediokrit morën pushtetin”.

E takuam në Milano, ku ai foli në “Wired Fest”, festivalin e inovacionit, një fjalë tjetër që nuk mungon në fjalorin e mediokritetit.

 

Profesor Deneault, keni goditur me sukses? Edhe pse, për shkak se ka  shumë që ju lexojnë, ju ua thoni në fytyrë që janë mediokër …

Kam pritur një jehonë shumë më të vogël, por ky libër flet për një të keqe sociale të përbashkët kudo. Thënë këtë, jam përpjekur të shmang moralizmat që drejtojnë gishtin. Qëllimi, ka qenë një lloj presioni i fortë shoqëror, që i inkurajon njerëzit të mbeten “normalë”.

Keni qenë veçanërisht i ashpër me botën akademike së cilës i përkisni. A është ofenduar ndokush?

Po, meqë janë dëbuar. Mbaj kurse sezonale, ku prania ime është e pakët. Ambientet universitare formojnë një elite pak të aftë për të hedhur dritë mbi rrugën e drejtë të njeriut të zakonshëm. Ata janë shumë të ngjashëm me gjykatat e një epoke tjetër, u shesin rezultate hulumtimesh donatorëve. Shumë vetëcensurë, shumë formate që përsëriten për të kënaqur pushtetin.

A keni pasur kritika nga “jo mediokrit”?

Në epokën e mediokracisë(mediokritetit) nuk diskutohet më… Mendimet ndjekin korridoret, pëlqehet marrja e lajmeve që të mbështesin.

Pse duhet të kemi frikë nga mediokracia?

Sepse të bën të vuash. U kërkohet njerëzve të angazhuar në shërbimet publike të menaxhojnë sikur të ishin në një organizatë private, kështu që ju jeni në konflikt, sepse ka etikë.

U kërkohet inxhinierëve të projektojnë objekte që dëmtohen shpejt qëllimisht- sepse do të zëvendësohen; u kërkohet mjekëve të diagnostikojnë sëmundje që mund të bëhen me të vërtetë të rrezikshme në 130 vjet … Për të mos përmendur manipulimin e konsumatorit nga marketingu.

Si qëndron mediokracia me diktaturën?

Diktatura është psikotike, mediokracia është perverse. Psikotike sepse te diktatura nuk ka asnjë dyshim se kush duhet të vendosë. Hitleri, Musolini, Tito ishin të gjithë personazhe të njohur, interesantë, ‘magjepsës’ me fjalët e tyre; mediokracia është çoroditëse për shkak se ajo kërkon ta shpërndajë autoritetin në disa njerëz duke u siguruar që të përvetësojnë dhe të veprojnë sa më shumë, që të duket sikur është vullneti i tyre.

Anglishtja standarde, është gjuha zyrtare e mediokracisë (mediokritetit)?

Anglishtja menaxheriale po. Dhe e vret anglishten. Është një vetëvrasje gjuhësore të flasësh këtë gjuhë, kur je anglishtfolës. Nuk mund ta mendosh botën në të gjithë kompleksitetin e saj apo në ndonjë fenomen social, duke përdorur një fjalor që nuk është i dobishëm jashtë organizatave private.

Teknologjia, rrjetet sociale, uebet gjigande. Edhe atje dominon mediokriteti?

Ne kemi nevojë të imunizojmë një leksik që i flet progresit, inovacionit, përsosmërisë. Më intereson që përdoren këto mjete, por duhet të analizojmë ndikimin që kanë te mendimi, morali dhe politika. Një përdorim i menaxhuar i mediave sociale, për shembull, gjatë zgjedhjeve, mund t’i bëjë njerëzit shumë të manipuluar.

E kundërta e mediokrit, është Superman-i, heroi?

Jo. Antidoti është të menduarit kritik, sepse ai demaskon ideologjinë, që është një subjekt me interes nën maskën e shkencës. Duhet një trajtim kritik analitik i një nocioni që dikush dëshiron t’ua rrasë si thes në tru, për shembull pashmangshmëria e shitjes së armëve ose një autostradë e re e BE-së.

A jeni më optimist për të ardhmen?

Çdo angazhim politik është diku në mes dekurajimit dhe shpresës. E është pikërisht kur situata është dekurajuese, që duhet guximi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *