Marka shqiptare edhe në qilimat shqiptarë

Stilistja Anila Zajmi Katanolli na befason me hulumtinin dhe eksperimentimin e endjeve artizanale në qilimat shqiptarë, projekt me motive autentike shqiptare. Kjo nismë e ka zanafillën në albumin “QILIMAT SHQIPTARE” të autorit Mark Tirte dhe ilustrimeve me ngjyra të qilimave më tipike shqiptarë në të.
Për të arritur në realizimin e këtij projekti, stilistja Anila Zajmi Katanolli ka hulumtuar dhe eksperimentuar prej vitesh për nivelin e endjeve artizanale në veri të Shqipërisë në zonat e Shkodrës, Lezhës, Kukësit, Shkupit, Prizrenit, Krujës, Malësisë së Tiranës, etj. Problemet e vazhdimësisë së dijebërjes dhe transmetimi i artizanatit, ekzaktësish të endjes, e detyruan të thellohet për kërkimin e metodave të vjetra të realizimit të qilimave në Shqipëri, specifikat dhe përdorimin e simbolikave në motive dhe ngjyra, në teknikën e endjes në vegjë.
Mostrat e perzgjedhura, pas mbështetjes nga Ministria e Kulturës së projektit, perveç përfshirjes së zonave më sinjifikative të endjes së qilimave, (kryesisht brenda kufijve të Shqipërisë), është synuar që të përfaqësojnë autenticitetin e motiveve të këtyre qilimave, zbërthimin teknik, përdorimin e materialeve autentike shqiptare të endjes me bazë leshin e vendit dhe pambuk në ind.
Një rëndësi e madhe i është dhënë përafrimit të origjinalit të ngjyrave të përdorura në endjen e qilimave, tjerrjes së leshit, teknikave të thurjes dhe shprehjes së tyre në një studim, i cili do të jetë një manual dijebërës i brezave të rinj, një përmbushje e detyrimit për të përcjellë tek brezat pasardhës dijet më të mira dhe të vlefshme.
Modelet e përzgjedhura janë: Model qilimi Shkodër, Shëngjergj, Korçë, Kosovë, Kukës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *