Luiza Xhuvani në Teatrin e Athinës
“Një gur gabim” titullohet shfaqja dy gjuhëshe që do të prekë skenën greke dhe shqiptare në datën 7 shtator. Shfaqja e Theodore Grabsas, prek skenën me aktorë të dy vendeve. Helena dhe Ana, janë dy emrat e dy personazhet që sjellin në jetë marrëdhënien prind fëmijë, përkatësisht nënë e bijë, prej lashtësisë deri në ditët tonë, duke nxjerrë në pah vështirësinë që ka pasur kjo marrëdhëbnie në kohë e vende të ndryshme.
Projekti është bashkëpunim i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe atij grek “Akti i shtatë”. Rolet vihen në skenë, në dy gjuhë, ku secili aktor flet gjuhën e tij. Nga TKEKS Kujtim Spahivogli, është aktorja Luiza Xhuvani që interpreton Helenën. Ndërkaq, grek të janë Helen Ludiana dhe Penni Papageorgiu. Pas premierës së 7 shtatorit, shfaqja ringjitet në skenë 15 herë. Në TIranë ajo vjen dy muaj më pas, në dhjetor kur do të jetë në skenë sërish po 15 shfaqje. Protet që pas këtyre, trupa e “Një gur gabim” të ketë edhe një tur me shfaqjen në Shqipëri e Greqi.