Shkrimtari dhe publicisti i njohur Luan Rama këtë të premte do të jetë në Tiranë, në një takim për librin, mbi librin dhe krijimtarinë me gjithë dashamirësit e letrave.
Takimi do të zhvillohet në mjedisin e Kafe-Librari ELVE – Rr. Vath Korreshi (afër njesise bashkiake nr. 2-Tirane) diten e premte, dt 7 tetor 2016, ora 17.00. Luan Rama, vjen enkas per kete event nga Parisi, ku jeton prej shume vitesh…
Ne kete takim të gjithë do të kenë mundësi të njihen me krijimtarine e pasur dhe te gjithaneshme te shkrimtarit, do te mund te bashkebisedoni me te per shume ngjarje dhe probleme te fushes se letrave dhe jo vetem… Do te jetë nje takim ku ju do te mund te zgjidhni librat qe doni nga botimet e tij te cilat do t’i merrni me dedikimin e vete autorit. Ne kete ngjarje kulturore me vlera intelektuale dhe shpirterore, do të kaloni nje mbasdite ndryshe, shume te ngrohte, shume miqesore dhe infromuese …
Ne nje mbasdite te pasur me vlera njerezore dhe intelektuale, per ju miq qe jeni shume te rendesishem per ne organizatoret, per Shtepine Botuese ELVE… jeni te mirepritur!!!, – citon në njoftimin që ka bërë shtëpia botuese Elve për këtë takim.